Shkodër, kapen cigare kontrabandë, në pranga 42-vjeçari

Një aksion i Drejtorisë së Hetimit Tatimor dhe sektorit kundër krimit financiar në Shkodër është mbyllur me sekuestrimin e 37 mijë paketa cigaresh. Burime nga policia bëjnë me dije se është finalizuar me sukses operacioni i koduar "Pranvera e fundit" ku është bërë i mundur edhe arrestimi i 42-vjeçarit Besnik Lishi.
Arrestimi i tij ka ardhur si rezultat i një investigimi disa mujor të policisë ndërsa gjatë kontrollit të ushtruar në automjetin e tij janë gjetur dhe sekuestruar në cilësinë e provës materiale edhe 42 steka cigare kontabandë.
Gjithashtu gjatë kontrollit të ushtruar në banesën e tij janë gjetur 18 mijë e 410 paketa cigare të markave të ndryshme. Kështu gjithsej nga ana e policisë janë sekuestruar 18 mijë e 830 paketa cigare kontrabandë.
Ndërkohë janë kryer të gjitha veprimet e duhura hetimore dhe materialet proceduriale i kaluan për ndjekje të mëtejshme Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Shkodër për veprën penale "Tregtim dhe transportim i mallrave që janë kontrabandë", dhe "Ruajtja apo depozitimi i mallrave kontrabandë".