E Shtunë, 31 Tetor 2026

Vajza e pastorit Jones Baba mos e bej

Nuk dihet nese pastori tashme famekeq qe kerkon te djege Kuranin do ta marre me guximin per te bere nje gje te tille ne te ardhmen pasi ka hequr dore per momentin por tashme ai ndodhet ne qender te vemendjes se opinionit amerikan dhe boteror. Ne fakt jo ai por fenomeni i mbrapshte i fondamentalizmit fetar. Ne nje interviste e bija e pastorit Terry Jones rrefen se si iu lut babait qe te mos e ndermerrte nje veprim te tille. Ne lidhje me te atin ajo thote se ai eshte viktime e zhgenjimeve te tij personale.

Babai juaj donte qe tu vinte flaken qindra kuraneve ne kishen e tij ne Florida. Cfare mendimi keni pasur ne lidhje me kete plan

Jam e tronditur dhe padyshim qe e denoj kete vendim. Kur degjoj ate qe ka thene neper intervista se fundi mbi te gjitha ne lidhje per motivet qe e nxisin per nje gje te tille me duket sikur kam te bej me nje njeri te huaj.

A i keni kerkuar qe te hiqte dore nga kjo ide

Po. I kam derguar nje e-mail te gjate. I shkrova Baba mos e bej. Ne fakt nuk kam pasur kontakte te shumta me te qe kur ai u largua nga Kelni ne vitin 2008. Por duke qene se plani i tij mu duk i tmerrshem vendosa qe ti shkruaj dhe ti kerkoja te mos e bente nje gje te tille dhe mbi te gjitha te merrte ne konsiderate pasojat jo vetem ato personale por pasojat globale te nje veprimi te urryer.

A moret pergjigje

Jo. Por nuk mendoj se ai do ta beje nje gje te tille.

Perse mendoni se babai juaj i sheh islamiket ne nje menyre kaq armiqesore

Kjo eshte dicka e re. Per shume vite ai ka jetuar ne Keln dhe ka qene fillimisht i orientuar nga Bibla por me pas nisi te zhvillonte elementet e sektit. Pak para se te linte Kelnin ne vitin 2008 dhe te kthehej ne Shtetet e Bashkuara nisi qe te thoshte se islamiket ishte duke u forcuar shume dhe se ne nuk duhej ta lejonim nje gje te tille. Por une vete nuk jam rritur me nje radikalizem te tille.

Si jeni rritur ju

Ne jemi rritur ne nje shtepi ne te cilen vlerat kristiane ishin paresore dhe kishim zakone shume strikte. Por nga ana tjeter kemi qene edhe shume sociale. Ne shtepine tone vinin njerez te ndryshem nga e gjithe bota dhe ne kemi qene te hapur per gjithcka.

Ish-anetare te kishes se babait tuaj kane folur per dhune
psikologjike pune te detyruar parregullsi financiare dhe rrahjen e femijeve nga njerezit. Te gjitha pra ne adrese te babait tuaj. Jane te verteta

Mamaja ime Liza Jones nderroi jete ne vitin 1996 nga nje ndalim zemre. Menjehere me pas babai im u rimartua dhe une e lashe kishen ne moshen 17-vjecare. Ne vitin 2005 ai me ofroi nje pune si llogaritare ne nje kompani qe i perkiste kishes e cila shiste mobilie te dhuruara ne lsquoebay. Aty arrita te kuptoja shume gjera nder te cilat edhe faktin qe im ate bente predikime dhe veprime te cilat nuk ishin aspak ne perputhje me Biblen. Ai kerkonte qe njerezit ti bindeshin ne menyre absolute dhe pa asnje diskutim dhe gruaja e tij e dyte Silvia eshte e tille. Te dy jane shume te dhene pas pushtetit dhe parase. Ne keto momente perjetova nje zhgenjim shume te madh nga im ate i cili predikonte Zotin dhe vepronte ne kundershtim me moralin e tij. Veprimet e tij ishin te denja per nje sekt. Ata te dy donin qe te kontrollonin gjithcka qe kishin perreth.

A e kundershtuat babane tuaj ne ate kohe

Po. Nuk kam qene dakord me shume gjera qe bente ai te cilat i kam konsideruar si shfrytezim ne kurriz te te tjereve dhe abuzime psikologjike. Vazhdimisht ia vija ne dukje pakenaqesite qe kisha. Ne fund ai me thirri ne zyren e tij dhe me tha se kishte marre nje mesazh nga Zoti per mua Zoti do te me marre femijet dhe do te me vrase. Kur degjova nje gje te tille u cova ne kembe dhe ika. Me pas kam kontaktuar me anetaret e kishes dhe jam perpjekur qe tu cel syte. Dhe mund te them se ne shume raste kam qene e suksesshme.

A eshte e vertete se kisha e Kelnit e perzuri babane tuaj

Po.

A u largua me te dashuren e tij nga qyteti

Ishte nje teresi rrethanash qe e bene te largohej nga qyteti. Une dhe te tjere anetare te familjes e takuam dhe i kerkuam qe te ndryshonte te ndreqte gabimet. Por ai nuk hoqi dore. Perkundrazi u perkushtua edhe me shume ne ate qe besonte dhe bente. Kur doli me pas edhe ceshtja e abuzimeve me financat e kishes atehere ai befas u zhduk.

A jeni ju ende e perfshire me kishen

Jo.

A besoni se babai juaj e kishte seriozisht kercenimin per djegien e Kuranit

Po. Im ate nuk eshte nga ata qe heqin dore kollaj kur kane nje ide ne koke. Si vajza e tij mund te shoh se thelle brenda tij ai eshte nje njeri pozitiv por ka nevoje per ndihme sepse kete thelb e ka te veshur me shume ane negative.

A eshte yt ate nje njeri megaloman

Kam frike se po. Jam e bija dhe e kam te veshtire te flas per tim ate por kjo eshte nje e vertete.

Ne kishen e tij aktuale ne Florida kane ardhur me te disa nga personat me te cilet ai ka qene edhe ne Keln. Kjo do te thote se ka marre me vete ne Amerike disa njerez te tjere me te cilet ka qene i lidhur ne Gjermani

Po. Disa nga ndjekesit e Gjermanise jane tani me te edhe ne Shtetet e Bashkuara.

Babai juaj ka thene se fundi se do ta marre ne konsiderate ndryshimin e planeve te tij nese perfaqesuesit e Shtepise se Bardhe do ta kontaktojne personalisht.

Nuk jam ne dijeni per nje gje te tille dhe nuk e di se cfare ka ne mendje kur e kerkon nje gje te tille. Mendoj se ai ka dale mendsh. Por une jam e bindur se ai mendon se ideja dhe plani i tij jane te mira dhe te drejta.

Ai ka thene se vendimi perfundimtar do ti vije nga Zoti. Yt ate e konsideron veten si nje individ qe eshte ne lidhje te vazhdueshme me Zotin dhe merr mesazhe prej tij

Po. Ai vazhdimisht e ka krahasuar veten e tij me Moisiun.

Nese do ta dinit se babai juaj do ta lexonte kete interviste cfare mesazhi do ti percillnit

I vetmi mesazh qe une mund ti percjell eshte qe te kerkoje ndihme. Eumlshte ne rruge krejtesisht pa krye por duhet ta dije qe pavaresisht te gjithave ka ende njerez qe e njohin. Sinqerisht shpresoj qe ai ta kuptoje dhe te vije ne vete.

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›