Moody’s dhe Standard and Poor’s: Ekonomia shqiptare, stabël
TIRANË-Agjencitë botërore të vlerësimit Moody’s dhe Standard and Poor’s e kanë vlerësuar Shqipërinë respektivisht me B1 dhe B+, I njëjti pozicion që është mbajtur edhe vitin e kaluar.
Dy kompanitë prestigjioze të vlerësimit të profilit të riskut të letrave me vlerë të qeverive, Mood’s Investors Service (Moody’s) dhe Standard and Poor’s (S&P) kanë publikuar ditët e fundit raportet e tyre të vlerësimit periodik mbi Shqipërinë.
Në të dy raportet, kompanitë rikonfirmojnë vlerësimin e tyre të njëjtë për Shqiperine (B1 nga Moody’s dhe B+ nga S&P), si dhe këndveshtrimin e tyre afatmesën si “stabël” për ekonominë shqiptare.
Kompanitë e vlerësimit të riskut analizojnë situatën ekonominë të rajonit dhe më gjerë, duke theksuar se ndryshe nga vendet e rajonit, Shqipëria ka demonstruar një rritje të qëndrueshme ekonomike në nivlin e 4% në vitet e fundit.
Përvec rritjes ekonomike të viteve të fundit, kompanitë ne vleresimin e tyre vlerësojne vecanërisht potencialin e ekonomisë shqiptare për të pasur rritje të qendrueshme dhe të lartë në vitet në vijim, konsolidimin e vazhdueshëm fiskal me uljen në nivelin e 3%-shit të deficitit, si dhe seriozitetin e qeverisë për të mbajtur nën kontroll dhe ulur gradualisht nivelin e borxhit publik.
Moody’s dhe S&P vlerësojnë më tej dhe qëndrueshmërine e sektorit bankar si likuid, i mirëkapitalizuar dhe me rritje të vazhdueshme të depozitave.
Lidhur me të ardhmen europiane të vendit, kompanitë e vlerësimit të riskut cmojne potencialin e Shqipërisë për të marrë së afermi statusin e vendit kanditat, faktor që nëse kombinohet me uljen e raportit të borxhit ndaj prodhimit te brendshem, si dhe me zbutjen e risqeve të jashtme financiare, mund të sjellin rritjen në një nivel më të lartë të vlerësimit të riskut (uljen e perceptimit te riskut) Sovran të Shqipërisë.
Në këtë mënyre, të dyja kompanite kanë vlerësuar si tejet të qendrueshme dhe me potencial të fortë rritjeje ekonominë shqiptare, duke konfirmuar suksesin e reformave të qeverisë.
Ky vlerësim vjen në një kohë kur thuajse të gjitha vendet e rajonit dhe të eurozonës janë përballur me ulje të vlerësimit te profilit të riskut, apo minimalisht me përkeqësim të këndvështrimit të prospekteve afatmesme të tyre nga “stabël” në “negative”.
(d.b/BalkanWeb)