E Diel, 1 Nëntor 2026

Tiranë, plagoset me armë zjarri polici rrugor

TIRANE-Një polic i qarkullimit rrugor është plagosur me armë nga persona ende të panjohur sot tek zona e 21 Dhjetorit në Tiranë.
Nga të dhënat paraprake nga burime në vendgjarje mësohet se efektivi i policisë rrugore, Naim Hyska është qëlluar me armë zjarri në kokë. Efektivi është dërguar menjëherë në Spitalin Ushtarak, ndërsa policia nuk ka ende të dhëna për autorin ose autorët e ngjarjes.

Plagosja e policit ndodhi në zonën e 21 Dhjetorit, shumë pranë dhe zonës ku banon efektivi.

(d.b/BalkaWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›