Kufoma në Shkozet, një emigrant. Policia: Është vrarë!
DURRËS- Një emigrant është dhunuar e vrarë mizorisht në Shkozet të Durrësit.
Policia zbuloi sot se, trupi i pajetë që u gjet një ditë më parë në një barake në lagjen 14 në Shkozet, u identifikua si shtetasi, Fatbardh Hysi, 34 vjec. Familjarë të Hysit kishin denoncuar 2 ditë më parë zhdukjen e 34-vjecarit. I riu kishte mbërritur në Shqipëri nga Greqia pikerisht para 2 ditesh, dhe pa lënë asnjë gjurmë ishte zhdukur në mënyrë të mistershme. Familjarët thonë se teksa kishte vetem 2 ore qe kishte mberritur ne banese nga rruga e larget, Hysi mori një telefonatë dhe doli nga banesa. Te afermit shprehen per TVNews24 se që në atë moment, 34 vjecari nuk u kthye më.
Teksa zbuloi trupin e pajete ne nje barake ne lagjen nr 14 te Shkozetit, policia nisi hetimet per zbulimin e identitetit te viktimes. Familjare te Hysit, identifikuan trupin duke konfirmuar se ishte i riu, Fatbardh Hysi qe prej 2 ditesh kishte mberritur ne atdhe, pasi prej vitesh jetonte e punonte ne Greqi.
Ekspertët mjeko-ligjorë kanë vërtetuar se mbi trupin e Hysit janë gjetur shenja dhune, fakt që sipas tyre dëshmon se 34-vjecari është vrarë me sende të forta.
Policia po heton mbi shkaqet e vrasjes së emigrantit shqiptar të sapokthyer nga Greqia. Hetimet jane perqendruar dhe mbi aktivitetet e emigrantit.
(d.b/BalkanWeb)