E Shtunë, 31 Tetor 2026

Presidenti, Meta: LSI jo pjesë e spekulimeve, por e zgjedhjes

ELBASAN- Kreu i Lëvizjes Socialiste për Integrim ka reaguar nga qyteti i Elbasanit, në lidhje me garën për presidentin.

Ilir Meta duke folur gjatë një takimi me gratë e LSI në qytetin e Elbasanit , tha se forca politike që ai drejton nuk është pjesë e spekulimeve politike dhe nuk do të jetë pjesë e tyre.

Meta theksoi se LSI do jetë pjesë e zgjedhjes në politike. Ilir Meta gjithashtu foli edhe për crregjistrimin e Kastriot Islamit, nga grupi parlamentar i Partisë Socialiste, duke ripërsëritur qëndrimin se ishte një kthim në të kaluarën.

Ndërkohë duke bërë edhe një bilanc të këtij viti, politik , ai tha se 2011 ka qenë viti i rritjes së LSI.
(ma.ar/News24/BalkanWeb) Lidhje te tjera VIDEO: Meta në Elbasan

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›