E Diel, 1 Nëntor 2026

Dosja “Xhuvani”, replika të forta mes Halimit dhe Ina Ramës

Pas deklarimit të një ditë më parë të Prokurorisë së Përgjithshme mbi inspektimit e kryer nga ana e Ministrisë, Ministria e Drejtësisë informon se:

“Dje Ministria e Drejtësisë në ushtrim të detyrimit ligjor të parashikuar nga neni 56 i ligjit 8737 "Për organizimin dhe funksionimin e Prokurorisë", i ndryshuar, informoi Presidentin e Republikes dhe Prokurorinë e Përgjithshme mbi rezultatin e inspektimit te prokurorisë në cështjen penale nr. 587 dt 13.02.2011.

Ministria e Drejtesisë, ka shprehur ditën e djeshme shqetësimin në lidhje politikën penale të dënimit me 2 vjet burgim në rastin e marrjes se jetës së një qytetari me armë zjarri, duke u bashkuar me opinionin publik se kjo politikë penale është e papranueshme dhe bie ndesh me kërkesat e një shteti ku sundon ligji dhe drejtësia.

Ministria në shkresat drejtuar institucioneve e ka bërë te qartë, se komptencat kushtetuese të tyre, në gjëndjen në të cilën ndodhet cështja, ku prokurori nuk e ka ankimuar vendimin e shkallës se parë, nuk e ndryshojne dot fatin e politikës penale të ndjekur, por ngrinte nje shqetesim publik për rastin e mësipërm duke kërkuar përballjen e prokurorëve me ligjin, si shenjë përgjegjshmërie.

Lidhur me "hallin" e Prokurorisë së Përgjithshme për legjitimitetin e inspektimit të kryer i bëjmë me dije opinionit publik se: Inspektimi i Ministrisë së Drejtësisë është kryer në përputhje të plotë me Kushtetutën e vendit dhe ligjin Nr.8737, datë 12.2.2001 "Për organizimin dhe funksionimin e Prokurorisë në Republikën e Shqipërisë, i ndryshuar.


Eshte e drejte por dhe detyrë e Ministrisë së Drejtësisë që në bazë të nenit 56 pika 2 gërma "e" e ligjit Nr.8737, datë 12.2.2001 "Për organizimin dhe funksionimin e prokurorisë në Republikën e Shqipërisë" i ndryshuar. " të inspektojë ecurinë e politikës penale dhe politikës së dënimit të ndjekur nga Prokuroria".

Ministria e Drejtësisë shpreh bindjen se Prokurori i Përgjithshëm do të ushtrojë të gjitha kompetencat ligjore dhe kushtetuese, pasi të lexoje me vemendje 30 faqet e Raportit të inspektimit ”.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›