Moody’s: Shqipëria, ekonomi ne krize
Ne këtë analize vjetore, Shqipëria klasifikohet ne kategorinë B1, qe do te thotë se bazohet ne një ekonomi, me reforma fiskale e institucionale te dobëta dhe te paqëndrueshme, pavarësisht progresit ne rritje qe është shënuar vitet e fundit. Pavarësisht se potenciali për rritjen ekonomike te Shqipërisë është i mire, qëndrueshmëria varet nga programi i reformave te qeverise. Këto dy vitet e fundit, rritja ekonomike ka qene 3.5 deri ne 4 për qind, ndryshe nga ajo e dekadës se shkuar qe ishte 6 për qind, nder me te mirat ne Evrope. Megjithatë, Shqipëria përballet me shenjat e para te një krize te re. Ky shtet klasifikohet ne ato vende me te ardhura te mesme, qe ndjen presionin nga shtete qe kane te ardhura shume te mëdha si rrjedhoje e prodhimit te larte vendas. E ndodhur ne këto kushte, reformat ekonomike ne Shqipëri bëhen edhe me te domosdoshme për te siguruar një ekonomi te qëndrueshme. Sa i përket institucioneve ekonomike, fuqia e tyre cilësohet si e ulet. Raporti evidenton gjithashtu se Shqipëria renditet ne vendet e dyshimta për te shlyer borxhet. Vlerësimi vjen ne një kohe kur edhe Banka Botërore kritikoi pak dite me pare ne raportin e saj, mungesën e transparencës se qeverise, pikërisht ne shlyerjen e huave.