Mbyllet pa marrëveshje greva e urisë
Rreth orës 11:20, ata kane bindur te ngujuarit qe te ndërpresin grevën 27 ditore dhe te dalin ne sipërfaqe. Ne pritje te përgjigjes nga kompania “ACR” kreu i sindikatave Kol Nikollaj deklaroi se pasi u plotësua kërkesa e kompanisë tani pritet realizimi i shtate kushteve te minatorëve. Kreu i forcave Renea ka pranuar se operacioni për hyrjen ne miniere ka qene i vështirë për shkak te thellësisë se saj dhe bllokimit nga grevistet te ashensorit me te cilin zbritej ne nivelet e tjera. Por greva e minatorëve nuk u mbyll. Ditën e diele ata janë te vendosur ta vazhdojnë atë, kësaj radhe ne oborrin e minierës, duke u sistemuar ne ndonjë ambient zyre apo ne ndonjë çadër te improvizuar. Ndërkohë administratori i kompanisë ACR Bedineishvili përmes një deklarate për shtyp pohon se dalja e minatorëve nga greva do te ndihmoje ne normalitetin e minierës se Bulqizës. Ai shpreh kënaqësinë qe grevistet dolën nga thellësia pa ndonjë incident apo rrezik për jetën e tyre. Megjithatë, ne deklaratën e tij nuk thuhet asgjë për hapat qe do merren për plotësimin e kërkesave te minatorëve.