Moodys paralajmeron Situate edhe me e zymte per Greqine

Agjencia për vlerësimin financiar "Moody's" ka ulur sërish treguesin e aftësisë së shtetit grek për të paguar borxhin me tre shkallë. "Moody's" shpjegoi hapin më të fundit me shtimin e rrezikut që Greqia të mos sigurojë kredi të reja financiare për stabilizimin e vendit. Pas vlerësimit më të fundit, Greqia bie në një nivel jashtëzakonisht të ulët spekulativ dhe do ta ketë edhe më vështirë të sigurojë kreditorë parashikojnë analistët.
Agjencia "Moody's" bëri dhe një parashikim pesimist për të ardhmen e afërt për Greqinë. Ndërkohë Greqia ka reaguar duke thënë se ulja e vlerësimit për aftësitë e saj të pagesave nuk do të ndërpresë përpjekjet e qeverisë në Athinë për përshpejtimin e reformave dhe daljen nga kriza.
Ekspertët e BE-së janë duke vlerësuar aktualisht në Athinë nëse Greqia po përparon në procesin e uljes së borxheve prej rreth 350 miliardë euro. Nga këto vlerësime varet nëse do të paguhet kësti i pestë i kredive emergjente në vlerë prej 12 miliardë eurosh.