E Diel, 1 Nëntor 2026

Moore mbërrin në Tiranë, nesër nis takimet me lider të politikës

Mbërrin në Tiranë Drejtori për Europën Qëndrore dhe jugore në departamentin Amerikan të Shtetit Jonathan Moore, i cili pritet të të takohet me krerët e politikës shqiptare.

Axhendën e tij të takimeve intensive do ta nisë me kreun e opozitës Edi Rama, me të cilin do të ketë një takim në orën 08:30 të ditës së nesërme, për të vijuar më pas takimet me eksponentë të tjerë politik.

Në qëndër të bisedimeve të diplomatit amerikan me politikanët shqiptarë pritet të jetë situata parazgjedhore dhe ngërci i krijuar në KQZ.

Diplomati amerikan rikthehet në Tiranë, pas afro një muaji nga vizita e tij e fundit ndërsa pritet që në fokus të takimeve të tij të jetë situata në Komisionin Qëndror të Zgjedhjeve.

Ndërsa është pyetur dje nga gazetarët në lidhje me apelin e ambasadorit të SHBA-së për riformatimin e KQZ-së në seancën e radhës së Parlamentit e cila pritet të mblidhet të enjten, kryeministri Berisha theksoi se askush nuk ka mandat dhe të drejtë të intepretojë ligjet e një vendi tjetër.

I pyetur në lidhje me vizitën e drejtorit të DASH, Moore në Shqipëri, kryeministri Berisha theksoi se diplomati amerikan vjen në Tiranë si dëshmi e vlerësimit dhe interesit për një Shqipëri, që ecën drejt zhvillimit, drejt afrimit me Integrimin Europian.

Funksionimi i cunguar i Komisionit Qëndror të Zgjedhjeve, i mbetur që prej një muaji me katër anëtarë vazhdon të jetë një shqetësim për komunitetin ndërkombëtar.

Shtetet e Bashkuara të Amerikës kanë përsëritur disa herë shqetësimin e tyre lidhur me gjendjen e krijuaj në KQZ e pasojat mbi procesin zgjedhor.

Koha në dispozicion për arritjen e një kompromisi për KQZ duket e shkurtër aq më tepër kur pak ditë më parë, vetë zoti Arvizu pranoi se qëndrimet e palëve janë shumë larg njëra tjetrës.

Socialistët janë shprehur se ndërhyrja sipas tyre e dhunshme e shumicës me zëvendësimin e anëtarit të LSI, mund të riparohet vetëm me një riformatim të Komisionit Qëndror të Zgjedhjeve. Por demokratët e kanë hedhur poshtë një gjë të tillë, duke akuzuar opozitën se me lënien bosh të vendeve në KQZ kërkon të njollosë procesin.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›