E Diel, 1 Nëntor 2026

“Do ta kthejmë Shqipërinë në superfuqi rajonale të energjisë”

27-05-2013 / Gazeta 55

Kandidati i PD në Qarkun e Elbasanit, Arben Imami takon qytetarët e rajonit nr.5 dhe nr.6, në Elbasan


Kreu i listës së PD në Elbasan: “Edi Rama mjeshtër i shkatërrimit”


Luçiano Boçi: "Ben Blushin duhet ta sjellin për dore në Elbasan"


Ministri i Mbrojtjes dhe njëherësh kryesuesi i listës së kandidatëve të Partisë Demokratike për Qarkun e Elbasanit, Arben Imami ka vijuar takimet dje me qytetarët e rajonit nr.5 dhe nr.6, në Elbasan, i shoqëruar nga deputeti i zonës, z.Luçiano Boçi. Në këtë takim, Imami e ka vënë theksin tek investimet që ka bërë qeveria shqiptare, ndërsa shtoi se “nga pushteti lokal nuk është bërë asnjë investim në qytetin e Elbasanit”. “Para tetë vitesh nuk kishim drita, ne harrojmë kur Sali Berisha tha se ky vend mund të bëhet, dhe ne kemi këmbëngulje për të ecur përpara për ta bërë këtë vend superfuqi rajonale energjetike. Socialistët u tallën me të ardhmen e vendit, sepse hidrocentralet po bëhen, janë  400 hidrocentrale të  tjera, janë mbi 100 në koncesion, dhe 50 kanë përfunduar. Rreth 11 hidrocentrale me fuqi 200 mega janë në Librazhd, dhe kjo nuk është një ëndërr është një  realitet”. Duke u ndalur te punësimi, z.Imami theksoi se në Shqipëri papunësia pësoi ulje, ndryshe nga vendet e rajonit, ku kriza ekonomike shkurtoi mijëra vende pune. Ai tha se mbështetja e sektorit bujqësor dhe subvencionimi i fermerëve ndikoi në rritjen e prodhimit bujqësor dhe krijimin e vendeve të reja të punës. “Kur na jepet mundësia ne shqiptarët punojmë më mirë se të  tjerët. Sigurisht, nëpërmjet taksave të ulëta, investimeve në rrugë dhe subvencioneve, papunësia është ulur, ndërkohë që papunësia rritet vazhdimisht në Greqi dhe në vende të tjera të Evropës. Nëse ne do të vazhdojmë këtë rrugë jo vetëm që do të vazhdojmë  t’i shpëtojmë krizës, të vijojmë me rritje punësimi, rritje ekonomike si edh einvestime të  më dha si Boshti i Jugut, etj, kjo është ajo që mendojmë ne, e thjeshtë dhe e bukur. As PS nuk e di mbas 23 qershorit, çfarë plani ka PS kush do të jetë kryeministër Meta apo Rama? Sepse Edi Rama është i jashtëzakonshëm për të bërë gjithçka, po i dhe gjë në dorë e shkatërroi. At Zef Pllumi ka thënë, “kur hyri Edi Rama në PS, shumë mirë se vetëm ky burrë do ta shkatërrojë atë parti, asnjë  njeri tjetër”. Të votojmë PD për një Shqipëri në Europë për një Elbasan me shumë investime” - tha Imami.


Luçiano Boçi


Nga ana e tij, kandidati për deputet, z. Luçiano Boçi i cili kandidon në këtë zonë, edhe një herë e ka vë në theksin tek projektet që ka qeveria për programet e arsimit, si edhe investimet që janë arritur dhe do të realizohen në këtë katër vjeçar, ndërsa nuk ka lënë pa përmendur edhe rininë si një nga programet më të rëndësishme të kësaj partie. Duke komentuar rivalin e tij në Qarkun e Elbasanit, Ben Blushin, Boçi tha se, “atë duhet ta marrin përdore dhe t’i tregojnë Elbasanin”. “Pasi dëgjova deklarata të kreut të punës së PS në Elbasan, them se nuk jam as si Edi Rama dhe as si Ben Blushi, i cili ndoshta në Korçë ka mësuar të ecë vetë, por që të ecë në Elbasan duhet ta marrin përdore sepse ai mund të vijë një herë në katër vite mund t’i japë dorën disa qytetarëve të Elbasanit, por unë kam lindur këtu, jam këtu, i takoj çdo ditë dhe jam i gatshëm t’i përgjigjem qytetarëve në çdo moment në çdo kohë. Kemi nisur një betejë, jemi këtu për të kërkuar një mandat tjetër, sepse jemi të bindur se bashkë me ne do të marrim edhe statusin e vendit kandidat”, tha Boçi.

...

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›