Eurokomisioneri Fyle: Ky vit, plot mundësi për zgjerimin të Bashkimi Europian
10 vjet nga Samiti i Selanikut
Këtë vit shënohet 10-vjetori i Samitit të Selanikut, samiti BE- Vendet e Ballkanit Perëndimor. Stefan Fule, Eurokomisoneri për Zgjerimin ët BE, dhe ministrja e Jashtme e Irlandës, Lucinda Creighton kanë bërë një shkrim lidhur me ecurinë e vendeve të Ballkanit Perëndimor në rrugën e integrimit, ku vetëm Kroacia është pranë anëtarësimit. Referuar Shqipërisë, Fule dhe Creighton theksojnë se zgjedhjet janë një test i rëndësishëm për demokracinë. "Statusi i kandidatit për Shqipërinë mbetet brenda mundësive dhe zhvillimi i zgjedhjeve të këtij viti do të jenë një provë vendimtare për demokracinë. Ky vit është plot mundësi për zgjerimin. Se si do të përdoren këto mundësi është në duart e vendeve kandidate dhe potencialisht kandidate. Ne, në emër të BE-së, mund të konfirmojmë se mbetemi të angazhuar për procesin dhe do të mbajmë premtimin tonë, për të afruar këto vende me BE, sapo reformat e nevojshme dhe kriteret të jenë plotësuar", thuhet në shkrim.