E Shtunë, 31 Tetor 2026

INSTAT: Eksportet, 14.4 % më shumë se në 2012-n

27-05-2013 / Gazeta 55

Raporti i specialistëve: Eksportet në vlerën e 50 % të importeve


Eksportet shqiptare gjatë vitit 2013 nuk janë frenuar nga efektet negative të krizës ekonomike në Eurozonë. Sipas të dhënave më të fundit nga Instituti i Statistikave, vlera e mallrave shqiptare drejt tregut ndërkombëtar është rritur me 14,4 përqind gjatë muajt prill, krahasuar me të njëjtën periudhë të një vit më parë. “Kjo është merita e performancës dhe rritja e konkurueshmërisë së produkteve shqiptare në tregun  ndërkombëtar”, u shpreh përfaqësuesi i shoqatës së eksportuesve, Alban Zusi. Për eksportuesit, të dhënat e vitit 2013 tregojnë se eksportet në vlerë kanë arritur në nivelin 50 përqind të importeve, kjo pasi shumë  mallra që importoheshin janë zëvendësuar me produkte që prodhohen në vend.”Mallrat që eksportohen më tepër janë ato të fasoneve, minerale, energji, industri ndërtimi, etj”, deklaroi ai. Sipas eksportuesve, Shqipëria klasifikohet në vendet me taksa më të ulta për mallrat që tregtohen jashtë vendit. Partneret kryesorë të Shqipërisë në shkëmbimet tregtare janë Greqia dhe Italia, ndërkohë që sipas INSTAT rritje të eksporteve kohët e fundit ka pasur në Spanjë, Turqi po ashtu dhe në Kosovë.

...

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›