E Diel, 1 Nëntor 2026

Tmerrohet Edvini, kërkon policë për t’u mbrojtur nga LSI

Edhe pse s’kanë qenë në numër të rëndësishëm, pjesëmarrësit në tubimin anti-Kod të LSI-së, kanë zgjuar panikun e kryetarit të PS-së, të cilit i janë kthyer paranojat se është thjesht një uzurpator i selisë qendrore. I tmerruar, ai ka kërkuar dje rrethimin e selisë me forca sigurie, pasi kishte bindjen se do t’i ndodhte diçka e keqe, bile edhe përzënia e tij nga godina e të majtëve

Dhjetëra autobusët e ardhura nga rrethet nuk mundën që të rrisin pjesëmarrjen e qytetarëve në tubimin e organizuar mbrëmë nga LSI-ja në qendër ët Tiranës. Udhëtarët e këtyre autobusëve, si edhe disa qytetarë të kryeqytetit, gjithsesi me tubimin e tyre të mbrëmshëm, arritën vetëm të trembin Edi Ramën. I komplekusar nga frika e pushtimit të godinës së PS-së, nga tubuesit anti-Kod, dhe i trembur se ndoshta këta tubues e nxirrnin atë nga selia rozë, Edi Rama, kishte kërkuar ndihmën e policisë së Rendit të Tiranës, ndërsa nuk mungonin edhe policët bashkiakë të tijët.
Për ato minuta që vazhdoi tubimi I LSI-së dhe ndoca partive mbështetëse të saj, shije dy tablo të ndryshme uniformash policie. Ndërsa, konform rregullave dhe detyrimeve, policia e Tiranës kishte marrë në ruajtje dhe siguronte tubimin e ca partive të djathta e të majta, binte në sy, se një numër edhe më i madh policësh rendi e bashkiakë, kishin rrethuar selinë e PS-së, në ruajtjen e të frikësuarit Edi Rama, se mos Ilir Meta e mbështetësit e tij sulmonin godinën dhe i merrnin selinë e partinë.
Rrethimi i Edi Ramës nga forca të shumta policie, vazhdoi për aq sa vazhdoi tubimi. Kur tubuesit e thirrur nga LSI, lanë sheshin “Skënderbe”, u qetësua edhe Edi Rama, ndërsa rrethimi policor u hoq nga godina e PS-së.
Lëvizja Socialiste për Integrim, Partia Demokristiane, Partia Socialiste 91 dhe Lëvizja për Zhvillim Kombëtar, mbajtën dje në sheshin “Skënderbej”, tubimin paralajmëruar kundër Kodit të ri Zgjedhor. Oratorët denoncuan sërish atë që ata e cilësojnë si rreziku i votës së lirë nga dy partitë e mëdha PD dhe PS.
Kryetari i LSI-së, Ilir Meta u shpreh në fjalën e tij se rreziku i votës së lirë është i madh. “Në krye të opozitës është një Berishë më i madh se vetë Berisha. Jemi këtu për tu shndërruar në një barrikadë të pakapërcyeshme, për të ndaluar marshimin e korrupsionit dhe autoritarizmit të dy partive të vjetra, për të mbrojtur votën e shqiptarëve:, u shpreh Meta.
Gjatë fjalës së tij kreu i LSI-së foli edhe për grevën e urisë që ai së bashku me deputetë të tjerë ndërmorën para disa ditësh.
“Ne hymë në grevë urie, morëm një vendim të padëshirueshëm, por të domosdoshme për të sensibilizuar të gjithë shqiptarët për rrezikun që mund të vijë, por edhe partnerët ndërkombëtarë”, u shpreh Meta më tej.
Ndër të tjera kreu i LSI-së foli edhe për ndërkombëtarët, që sipas tij tashmë e kanë kuptuar shumë mirë rrezikun që po i bëhet demokracisë së Shqipërisë.
“Kodin e kaluan , por e gjithë bota e pa si u bë ky proces, si në asnjë vend tjetër që aspiron të hyjë Bashkimin Evropian. E kaluan kodin duke i vënë njollë demokracisë në Shqipëri”, theksoi më tej Meta.
Kreu i LSI-së shprehu edhe ftesën për të bashkëpunuar me gjithë forcat politike , aktorët e shoqërisë civile që duan që vota e qytetarëve të Shqipërisë të jetë e lirë.
Dy ditë më parë në lidhje me këtë çështje, drejtuesi i LSI-së, Meta zhvilloi në Bruksel disa takime. Gjatë takimit me komisionerin e Bashkimit Evropian për Zgjerimin, Olli Rehn Meta paraqiti shqetësimet mbi problemet që sipas tij që ka Kodi i ri Zgjedhor, mungesën e garancive për zhvillimin e zgjedhjeve të lira dhe të ndershme në Shqipëri. Nga ana e tij, Rehn duke mos u pozicionuar në këtë debat të brendshëm i përcaktoi zgjedhjet e ardhshme si kushtin kryesor të integrimit të Shqipërisë në BE dhe se mendimin e tij për Kodin, do e jepte pas zgjedhjeve të vitit 2009.
...

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›