E Diel, 1 Nëntor 2026

200 mijë eurot e emërimit të Arjan Ndojës në Durrës, kush i mori, Ina Rama apo …

Eurot venë e vijnë që nga Puka në Janinë!

Arjan Ndoja u emërua në postin e kryeprokurorit të Durrësit kur me prova dhe fakte, me dëshmitarë, ishte shkarkuar pasi kishte liruar një vrasës. Kjo ishte arsyeja që ai punonte si avokat dhe ndërkaq prokurorja Ina Rama, që vjen për të kryer një reformë të thellë në prokurori, që vjen për të ndërtuar mitin dhe legjendën, faktin dhe të vërtetën e luftës kundër krimit, pra të sjellë emblemën e antikrimit... Mirëpo ja, tamam në kupolën e ligjit, me një emërim të tillë të Arjan Ndojës si kryeprokuror i Durrësit, që është qendra më e madhe portuale e vendit dhe rrethi i dytë në Shqipëri, ajo dha sinjalin se antikrimi i saj kishte vdekur pa lindur.
Nuk është se Ina Rama, megjithë formatin vendimmarrës, nuk i kishte të dhënat për Arjan Ndojën, por u turr shpura e madhe e të interesuarve, në sipërfaqe dhe underground, që ky koncesionist i famshëm i krimit, të merrte postin. Dhe sigurisht, emërimi i tij kishte një kosto komplekse, mes të cilave edhe 200 mijë euro. Si fillim, se pastaj ky do të ishte pastaj një kolaboracion i tipit “shpk” për të ardhurat që do të vinin nga punët e reja që do të dilnin. Në këto kushte lind pyetja që kur qarkulloi ky 200 mijë eurosh, u bë përpjekje e madhe që të mos dalë se kush i ka marrë, kryeprokurorja apo... Ne nuk themi se i ka marrë ajo dhe shpresojmë, por këmbëngulja e saj dhe bashkëpunimi me fajin e Ndojës - dhe jo me kallzuesin - të lind shumë pikëpyetje. Histori të tilla me kryeprokurorët që kanë transmetuar mesazhin e mbrojtjes së krimit nëpër rrethe ka pasur gjithnjë gjatë qeverisjes socialiste, bile deri në shitjen e të dhënave, por se kjo do të shfaqej edhe tani, kur qeveria vetë, me mundësitë e saj, përmes policisë, ka bërë goditje të hatashme, duke qenë policia udhëheqëse - pasi prokuroria nuk ka qenë asnjëherë udhëheqëse a prirëse e luftës antikrim - të dhënat dhe informacionet lidhur me figurën dhe stilin e punës të Arjan Ndojës nuk i kanë munguar kryeprokurores, por përkundrazi, ajo duke bashkëpunuar me segmente të tjera, edhe i ka goditur njerëzit e ndershëm, që kanë folur, pohuar të vërteta të pakundërshtueshme të qendrimeve antiligjore të tij (Ndojës). Kryeprokurorja duhet të mos i mbyllë sytë përpara ndonjë dreke a darke, që nga Puka në Janinë, por përkundrazi, të përpiqet t’i shohë ato me një sy profesionist dhe të nxjerrë prej andej të vërtetën lakuriq. Çdo orë dhe çdo ditë që kalon, kësaj të vërtete po i afrohet me shpejtësi marramendëse dhe atëhere do të ndodhë si në djegien e Teatrit të Kukullave, që vërtet u dogjën dhelprat, ujqërit, por ata që lëviznin duart poshtë, shpëtuan. Prapë çështja do të vijë tek 200 mijë eurot,... si fillim, se si mbarim, s’dihet ç’shifër do të jetë. Burimet sot duken të rezervuara, por gëlojnë dhe ziejnë. Këmbanat bien për ata që kanë veshë dhe kur mbyllen sytë, nuk do të thotë që nuk ekziston asgjë.
Eurot venë e vijnë që nga Puka në Janinë!
...

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›