Moralizimet e pamoralshme

Në shkrimin e tij të gjatë, Surroi ka ngritur
shumë çështje të rëndësishme. Megjithatë, gjithsesi duhet të bëhet një dallim
midis karakterit të tij njerëzor, në njërën anë, dhe stilit të të shkruarit dhe
çështjeve të cilat ai i analizon, në anën tjetër
Nga Baton
Haxhiu
Veton Surroi iu kthye letërsisë dhe shkrimit, duke vendosur për vete cilësi të
spikatura dhe duke injoruar gjithçka përreth. I kënaqur të jetë pa kurrfarë
synimi për të përmirësuar diçka në politikë për shkak të të ndjerit i përsosur.
Kultura e tij për dy vjet u rendit në margjina politike, duke qenë i bindur se
nuk do të nënshtrohet nga njerëzit mesatarë dhe duke e trajtuar atë situatë si
dhunë të atyre që e kanë pushtetin e masës ndaj personit të tij superior.
Në shkrimin e tij të gjatë, Surroi ka ngritur shumë çështje të rëndësishme.
Megjithatë, gjithsesi duhet të bëhet një dallim midis karakterit të tij
njerëzor, në njërën anë, dhe stilit të të shkruarit e çështjeve të cilat ai
ngrit, në anën tjetër.
Por, nuk dua të merrem me argumentet e tija politike dhe me cilësimet. Le të
merren ata që janë të atakuar. Po merrem me pjesën e shkrimit që ka të bëjë me
mediat dhe gazetarinë. Me cilësimet e tij dhe me fenomenin e mediave që janë
afër dikujt, apo me dikë. E gjithë kjo është shenjë dalluese e nervozitetit të
tij dhe e mungesës së durimit, pse jo edhe kulturës që të nënvlerësohet çdo gjë
që del jashtë konceptit që ai ka paraparë. Dhe, natyrisht, ai gjithmonë
qëllimshëm gjykon gabimisht.
Kjo është shenjë dalluese e karakterit të tij, edhe pse është i prirë që të mos
jetë i përmbajtur kur dikush është i suksesshëm në punët që ai i konsideron të
tijat. Këtu qëndron revolta e tij, e cila nuk përfaqëson asgjë tjetër, pos një
mendim dhe një keqdashje.
I kam të njohura këto situata, të cilat ndodhin sa herë që dikush bën një
veprim për të bërë diçka të re.
Tri raste që e përshkruajnë karakterin e tij, që rezulton se ai nuk i gëzohet
suksesit të të tjerëve dhe përdor të gjitha mjetet dhe shkronjat për ta
eliminuar suksesin e tjetrit.
Kur ishte nisur iniciativa për TV Dukagjinin, shkrimi i parë që ishte sulmues
dhe tepër i ultë kishte ardhur nga faqja tre e Kohës Ditore. Synonte ta bindte
opinionin se TV Dukagjini, i ndërtuar nga një biznesmen, ishte i kriminalizuar.
Shkroi duke përdorur të njëjtën gjuhë, viktimë e së cilës kishte qenë me
vite.
Biznesmeni i hutuar me shkrimin e botuar pa asnjë shkas, më pyeti për arsyen e
daljes së tij. I thash se duhej tia shkruante një letër Surroit dhe ta
aranzhonte një takim me të, në zyrën e tij.
Nga adresa e TV Dukagjinit iu dërgua një email, kurse përgjigja erdhi pas një
ore. U desh që të financoheshin faqet e gazetës, në mënyrë që të ndaleshin
shkrimet akuzuese.
Rasti i dytë kishte të bënte me qëndrimin ndaj Top Channel dhe Klan. I quajti
me epitete nga më të rëndat. Një djalosh që bëri revolucion në skenën mediale
ballkanike dhe më tej, që quhej Tani i Topit, për vite është etiketuar si
njeri i rrezikshëm. Ky njeri që pati qëndrim të atillë ndaj Tanit, u gjet të
fliste fjalët më të mira për të në njëvjetorin e vdekjes.
Rasti i fundit është ai i PTKsë. Sloganet ofenduese, të shfaqura me shkronja
të mëdha të zeza në ekranet e televizionit të tij, dalin të heshtura dhe
përfundojnë me fjalë të mira më vonë, menjëherë pasi PTKja vendos vazhdimin e
reklamimit në mediumet e tij.
Edhe intervista ime e fundit me Kadri Veselin quhet afirmative. Dhe kush e
thotë këtë! Njeriu që gjithë kohën, bashkë me partinë e tij, ka qenë më së
afërti me Kadri Veselin. Përfaqësuesit e partisë Ora vazhdimisht janë parë në
publik duke pirë kafe dhe duke drekuar me njerëzit e SHIKut. Ska asgjë të
keqe këtu, sepse ata që kanë punuar aty nuk mund të konsiderohen si njerëz armiqësorë.
Por, ska nevojë për moralizim. E pandershme.
Nuk është fshehtësi se nga SHIKu është kërkuar ndihmë për vota, me ta është
bërë një marrëveshje për ta kaluar pragun zgjedhor dhe për të qenë pjesë e
Qeverisë. Ndonëse Ora ka qenë tre vjet në Parlamentin e Kosovës, ajo asnjëherë
nuk e ka ngritur çështjen e SHIKut për diskutim. Nuk dua të flas më shumë për
këtë temë, sepse i takon vet Kadri Veselit dhe stafit të tij të deklarohen për
akuzat.
PDKja quhet formacion antievropian, ndonëse Ora ka qenë e gatshme të bëhet
pjesë e Qeverisë së saj. Sërish, e pamoralshme.
Dhe krejt në fund. Është çështje e mediave ta zgjedhin qëndrimet me politikën e
tyre editoriale. Por është e pamoralshme dhe jofisnike që një njeri i mediave
të përcaktojë se çka është kundërmuese dhe çka është e mirë në skenën mediale
të Kosovës. Është mirë që ai të ndalet te mediat që i posedon. Ta shohë si po i
rrëshqet një ideal i krijuar dikur me të tjerët, një ideal kosmopolit, që po
shndërrohet në një qëllim politik kundër të tjerëve. Të të gjithëve.
Ai nuk duhet të mbajë leksione të pamoralshme dhe të paqëndrueshme, sepse i ka
mediumet e veta. Kjo që bën me shkrimet për mediumet tjera është shenjë
dalluese e kulturës së turmës, e cila, mes tjerash, shfaqet çdo ditë në ekranin
që e përfaqëson. Ai ka pasur dhjetë vjet kohë që të ndryshojë diçka nga ajo që
i është dhënë. Ka bërë të kundërtën. E kanë ndryshuar të tjerët dhe ka filluar
të bëhet dhe të mendojë si ata që i ka kritikuar gjithmonë.
Si njeri i turmës.
P. S.
E di se ka shumëçka të kritikohet në qeverisjen e PDKsë, por ta vendosësh atë
në rrethin e partive antievropiane është epiteti më i rëndë i mundshëm që mund
ti jepet një formacioni politik kosovar. Është ofendim fundamental në aspektin
njerëzor, moral, kombëtar dhe profesional i të gjithë atyre që bëjnë pjesë në
të, duke mos përjashtuar as elektoratin e saj.
Athua si ndjehen Hashim Thaçi, Jakup Krasniqi, Hajredin Kuçi, Fatmir Limaj,
Enver Hoxhaj, Justina Pula, Astrit Salihu, Dukagjin Gorani, Xhavit Haliti,
Fadil Hysaj, Tomë Gashi, Memli Krasniqi, etj., në lëkurën e një partie të
definuar si antievropiane...