Nisin reshjet e dëborës, bllokohen zonat e para malore në vend

Tiranë, 28 janar, NOA Nisja e reshjeve të dëborës
ka krijuar edhe bllokimet e para për disa zona malore në vendin tonë. Sipas
raportimeve më të fundit nga korrespondentët në rrethe, bëhet me dijeni se të
bllokuara rezultojnë komunat e Lurës, Selishtës, Kalasë së Dodës dhe Arrasit në
Peshkopi si edhe ato të Arrenit, Kalisit, Grykë Cajës dhe Zapotit në Kukës.
Sa u përket akseve rrugore, i bllokuar
rezulton të jetë aktualisht ai Peshkopi-Durrës, i cili mund të kalohet vetëm me
anë të zinxhirëve, si edhe aksi rrugor në Qafë Thanë, ku mësohet se trashësia e
dëborës këtë mëngjes ka arritur 50 centimetra.
Në të tilla kushte, autoritetet rrugore i këshillojnë
shoferët që të vendosin zinxirë tek makinat e tyre si dhe të respektojnë në
maksimum rregullat e qarkullimit rrugor në mënyrë që të shmangen aksidentet rrugore
për shkak të dëborës.
n.e/NOA