Morati: Duhet motivim, mund t’ia dalim
“Është mirë kur ndeshesh me një skuadër të madhe, ke më shumë motivim. Të gjitha skuadrat janë të kalueshme, varet gjithnjë vetëm nga ne. Prandaj, do të jetë shumë interesante ta shikosh dhe ta përjetosh këtë sfidë”, tha Morati.Kështu, numri një i ekipit zikaltër nuk e dramatizon gjendjen pas shortit, që në fakt, nuk u tregua shumë i mëshirshëm për kampionët e Italisë. “Është e kotë të kemi frikë dhe nuk besoj se do të kemi. Mendoj se do të jetë një përballje interesante”, shtoi Masimo Morati.Ai theksoi se fakti që Hoze Mourinjo rikthehet në “Stamford Bridge”, do të jetë një një stimul më tepër për të dhe për të gjithë skuadrën.Edhe Luis Figo, ish-mesfushor dhe tani ambasador i Interit, ka besim se skuadra mund t’ia dalë: “Në këtë fazë të gjitha skuadrat jënë të forta. Por ne kmi cilësitë e nevojshme për të fituar. Çelsi është një skuadër e fortë, por gjëja pozitive është që Mourinjo e njeh mirë kundërshtarin”.