E Diel, 1 Nëntor 2026

Morati: "Interi, një privilegj i madh”

100 vjet Inter. 100 vjet emocione. Padroni zikaltër promovoi almanakun zyrtar të krijuar enkas për njëqindvjetorin e Interit.
Masimo Morati dha një intervistë për gazetarët italianë

* * *
Morati, sa peshojnë këto 100 vjet të Interit?
Jo, nuk peshojnë. Nuk besoj se ka një peshë kujtimi i këtyre njëqind viteve, ose të një jete të kaluar pranë Interit për atë që e ka parë në kohë të ndryshme. Është një emocion i fortë, pa asnjë dyshim.
Ju keni deklaruar se jeni më i lidhur me Interin sesa babai juaj, por ky i sotmi është pa dyshim Interi juaj...
Provo një ndenje të fortë për atë që mund të kemi parë me një intensitet të madh si fëmijët e tij, pasi ishin gëzime dhe vuajtje të mëdha stresuese. Janë dy histori të ndryshme dhe do të doja që siç mbaroi bukur historia e parë, të mbarojë po kaq mirë edhe e dyta.
Njëzet e gjashtë të këtyre 100 viteve të Interit janë firmosur nga familja Morati, një lidhje e pazgjidhshme me ngjyrat zikatër.
Ka qenë dhe do të jetë jo vetëm për këto 26 vjet. Nuk i kisha llogaritur, por sigurisht është një privilegj i madh dhe një nder i madh të jesh një e katërta e historisë së një klubi kaq të lavdishëm.
ǒështë Interi për ju?
Një ndjenjë. Interi është një ndjenjë. Është gjëja më e shtrenjtë për mua.

Armiqtë, Aguerro i Atletikos i lumtur për
eliminimin e Realit

Ndodh dhe kështu. Rivalët e përjetshëm mbetën armiqtë më të mëdhenj. Sulmuesi 19-vjeçar i Atletikos së Madridit, Sergio Aguerro, deklaroi se u ndje shumë i kënaqur me eliminimin e “Los blancos”, Realin e Madridit, nga vazhdimi i mëtejshëm në Ligën e Kampioneve nga italianët e Romës. Sulmuesi argjentinas tha: “Si shkojnë ndeshjet? Më vjen keq, por ky është futbolli. Fansat e Atletikos janë të lumtur dhe unë gjithashtu”. Në lidhje me shanset e ekipit të tij në Primera Divizion, Aguerro tha se Atletiko është e aftë të përfundojë në vend të tretë apo të katërt. “Unë kam shumë gjëra për të mësuar, pasi jam vetëm 19 vjeç”.

Almunia beson: “Cesk si Kaka”

Manuel Almunia beson se Cesk Fabregas mund të bëhet po aq i mirë sa Kaka, pasi ylli i Arsenalit eklipsoi brazilianin në Ligën e Kampioneve. Portieri i “Topçinjve” pohoi se kishte mbetur kaq i impresionuar nga rritja e plejmejkërit katalanas, sa ai mendon se Fabregas do të jetë shumë shpejt i barabartë me Kaka. Krosimet e gjata dhe goditjet e Fabregasit kundër Milanit ndihmuan Arsenalit të mposhtte kampionët në fuqi të Europës në stadiumin e tyre, duke fituar duartrokitjet e publikut. Ndërsa Kaka është vetëm 25 vjeç, ish-lojtari i të rinjve të Barçës është pesë vjet më i vogël dhe është duke bërë emër më paraqitjet e tij në skuadrën e Arsen Vengerit. “Mosha nuk luan asnjë problem kur një lojtar ka talentin e Cesk”, - tha Almunia. “Ai luan si një veteran. Ai do të bëhet një legjendë te Arsenali dhe ai ka kapaciteti, aftësitë dhe cilësitë të bëhet po aq i mirë sa Kaka, të fitojë tituj dhe të bëhet një lojtar i madh”.

Murinjo, plan për të “vrarë” Abramoviçin

Ish-trajneri i Çelsit, Hoze Murinjo, zbuloi se ai ka nisur komplotimin e tij për të “vrarë” ish-bosin e tij, miliarderin rus Roman Abramoviç, kur ai të kthehet në krye të ndonjë ekipi italian apo spanjoll në “Stemford Brixh”. Murinjo, në fakt, është ende i papunë, por shpreson se sezonin e ardhshëm mund të jetë në krye të Barcelonës, apo të ndonjë tjetër ekipi të madh që do të marrë pjesë në Ligën e Kampioneve. “Nëse unë do të luaj kundër tyre në Ligën e Kampioneve, dëshiroj të shkoj atje (në ‘Stemford Brixh’) dhe t’i vras ata. Ky është mesazhi im”, - tha Murinjo. “Unë e ndiej ende Çelsin si një pjesë time. Unë do ta kem Çelsin në zemrën time përgjithmonë. Unë jam larguar dhe për pesë muaj ju nuk mund të gjeni një fjalë të keqe nga mua në marrëdhëniet me klubin dhe nuk do të dëgjoni në të ardhmen.
Murino hodhi poshtë lajmet që pohonin se marrëdhëniet e tij me miliarderin rus, Roman Abramoviç, ishin ftohur pas largimit të tij të detyruar nga Londra. “Së fundi kam folur me njerëzit e klubit javën e kaluar. Unë fola me zotin Abramoviç dhe shefin Ekzekutiv, Piter Kenion, pasi jemi gjithmonë në kontakt”.

7 Mars 2008

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›