Danimarkë, 80-vjeçari grabit bankën me një pistoletë uji
Një 80-vjeçar në Kopenhagen ndodhet nën kujdestarinë e policisë, pasi grabiti një bankë me pistoletë uji. Gjermani, i cili ka jetuar në Danimarkë 50 vitet e fundit, hyri në degën e bankës “Sydbank” në qytetin perëndimor Viborg, me syze të errëta dhe bastun. Me armën e ujit në drejtim të arkëtarit ai i kërkoi me mirësjellje para. “Mos ki frikë, - i tha ai, unë nuk u qëlloj njerëzve”. Ai u largua nga banka me një çantë plastike me 30 mijë korona (6100 dollarë), por kishte përshkuar vetëm 300 metra kur policia e ndali. Ditën e premte pensionisti pranoi të shkonte në burg, duke i thënë gjykatësit: “Nuk dua të kthehem në apartament. Më vjen shumë turp”.
7 Mars 2008