E Shtunë, 31 Tetor 2026

Gjermani, hajduti diktohet se harron të heqë varësen e kostumit

Një gjerman i moshuar, i cili fshehu kostumin e vjedhur poshtë rrobave, u diktua sepse harroi të hiqte varësen. Shitësja e sektorit të veshjeve për burra në një dyqan të qytetit Aachen, vuri re varësen kur burri i tha se kishte vendosur të mos blinte asgjë. “Ai shpenzoi disa minuta në dyqan dhe provoi shumë veshje”, - thotë ajo. Shitësja shton që nuk duhet të ishte profesionist. Vetëm personazhet komikë të filmave ecin me varësen e kostumit në shpatulla. “Vetëm një tabelë kartoni ku lexohej ‘Më ndalni, jam hajdut, do ta bënte të dukej më pak profesionit”, shkruhet në raportin e policisë.

7 Mars 2008

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›