E Shtunë, 31 Tetor 2026

Morati: “Ishte e rëndësishme të fitonim”



“Luajtëm shumë mirë dhe nuk ishte kurrsesi një ndeshje e lehtë, kundërshtarët tasnë ishin mirë, fizikisht të fortë, shumë të shpejtë, vrapuan gjatë gjithë takimit dhe ishin vendosur mirë në fushëe. Interi, gjithsesi, reagoi në mënyrë përfekte”. Masimo Morati, padroni zikaltër është në qiellin e shtatë pas fitores kundër Çelsit. “Kambiaso ishte fantastik, e thithi topin e rikthyer dhe mund ta godiste edhe një herë të tretë nëse do të ishte e nevojshme. Goli i Militos ishte tipi “alla Milito’, edhe ai fantastik. Ishte e rëndësishme të fitonim, jo vetmë për Ligën e Kampioneve, por edhe për gjithçka çka ka mbetur nga ky sezon. Nuk kisha asnjë dyshim për skuadrën time, duke njohur lojtarët e mi dhe veçanërisht duke njohur Murinjon, ky i fundit e kishte përgatitur ndeshjen mirë dhe vendimi për ta futur Balotelin në fushë deri në fund të takimit është tipike për një trajner që nuk mendon për veten, por për fitoren më të mirë, të kërkuar nga minuta e parë deri te ajo e fundit”.

Inter-Milan, lufta vazhdon

Beteja tradicionale midis Interit dhe Milanit, dy rivalët e përjetshëm të Milanos, vazhdon në nivelet më të larta: direkte Serinë A dhe në distancë në Ligën e Kampioneve. Dy skuadra që luajnë futboll të bukur e që prodhojnë emocione dhe dëshirë për t’i parë në fushën e lojës. Inter-Milan është një sfidë shekullore. Të dy ekipet fituan të mërkurën, Interi në Ligën e Kampioneve kundër Çelsit dhe Milani në kampionat përmbysi rezultatin kundër Fiorentinës, me dy gola të realizuar në dhjetë minutat e fundit të takimit, duke e çuar diferencën në vetëm katër pikë në Serinë A. Fati në Ligën e Kampioneve ishte i ndryshëm. Nëse Interi mposhti anglezët e Çelsit, Milani i Leonardos humbi në shtëpi me “djajtë e kuq” të Mançesterit. Gjithsesi, tifozët interistë dhe milanistë mund të ëndërrojnë. Në “San Siro”, më në fund Interi tregoi se e ka larguar kompleksin e inferioritetit ndaj skuadrave më të mëdha të Europës, të luajë fortë dhe tu imponohet në lojë me forcën fizike dhe klasin e lojtarëve të shumtë që mund të bëjnë diferencën, me një mur mbrojtës të ndërtuar nga Lusio dhe Kalu, e me një sulmues inteligjent e të shpejtë si Diego Milito. Skenari i Milanit të Leonardos është i ndryshëm: katër pikë larg Interit dhe thuajse i eliminuar nga Liga e Kampioneve nëse nuk realizon ndonjë mrekulli në “Old Trafford” përballë një Mançesteri “vrasës”.

26 Shkurt 2010

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›