Socialistët braktisin seancën, Berisha nuk e pranon sfidën
Berisha kopjon Berluskonin: “Unë jam kavalier, nuk merrem me topa”. Ruçi: “Berisha, kavalier me kalë të ngordhur. Ne vijmë për ta shëruar”
Eljona Ballhysa
Socialistët kanë braktisur seancën e djeshme parlamentare fill pas dëgjimit të qëndrimit të kryeministrit Berisha. Ky i fundit nuk pranoi sfidën e socialistëve dhe u nxitua të japë një përgjigje përfundimtare që gjatë seancës së djeshme duke refuzuar hapjen e kutive të votimit. Madje kryeministri zgjodhi që përveçse të ngrejë lart arritjet e maxhorancës, të ironizojë kërkesat e PS-së, duke bërë humor me kushtet e opozitës. Kjo solli një reagim të ashpër të deputetit Ruçi. Ai e cilësoi fyerje qëndrimin e maxhorancës. Për këtë arsye socialisti Ruçi kërkoi që seanca të ndërpritej në mënyrë që maxhoranca t’i lexojë me seriozitet kërkesat e opozitës, të reflektojë dhe të japë një përgjigje të menduar në një kohë të mëvonshme. Por, kryetarja e Kuvendit nuk e mori në konsideratë kërkesën e vendosur të PS-së dhe vazhdoi me rendin e ditës. Kjo solli braktisjen e punimeve të Kuvendit nga ana e Partisë Socialiste.
Debati
Në fillim të fjalës së tij, kryeministri Berisha përshëndeti vendimin e opozitës për të ardhur në Kuvend dhe për të marrë të gjitha përgjegjësitë kushtetuese që i takojnë një deputeti të votuar nga elektorati i tij. “Jam këtu për të garantuar opozitën me vendosmërinë time të palëkundur që të bashkëpunojmë ngushtë duke respektuar të drejtat e saj, pushtetin e saj, autoritetin e saj moral. Kohërat janë shumë të veçanta për Shqipërinë dhe shqiptarët, janë kohërat e një procesi jetik dhe vendimtar për këtë komb, për të kapur të ardhmen e tij. Janë reformat e shumta dhe të gjithanshme, të cilat presin kontributin e opozitës, presin kritikën e opozitës, oponencën e saj, por dhe mbështetjen e saj. Unë kam bindjen se së bashku ne do t’ia dalim që të meritojmë vlerësimet pozitive për të gjitha etapat e procesit të integrimit në BE, statusin e kandidatit, si dhe etapat e tjera të këtij procesi”, - është shprehur Berisha.
Më pas, duke iu referuar fjalës së mbajtur pak minuta më parë nga deputeti socialist Gramoz Ruçi, Berisha tha se opozita duhet ta shohë realitetin me sy. Sipas Berishës, ai i ka bërë të gjitha lëshimet e mundshme opozitës përsa i përket reformës zgjedhore. Madje, sipas tij, ai është i gatshëm t’i krijojë të gjitha hapësirat opozitës që të hartojë ndryshimet e ardhshme të Kodit Zgjedhor. “Jam këtu për të garantuar opozitën se do të jetë përcaktuese në të gjithë kuadrin elektoral në rast se dëshiron edhe sistemin ta ndryshojë. Le të përdorë teknologjitë më të lartë në procesin e ardhshëm. Por besoj se është e domosdoshme që pozicionet të afrohen, të afrojmë perceptimin e realitetit. Nuk ka asgjë më të rëndësishme të arrijmë nën konkluzione të drejta dhe të mos përpiqemi të bëjmë Shën Thomain”, - është shprehur Berisha. Më pas ai iu përgjigj sfidës së Ruçit duke refuzuar kërkesën e tij për hapjen e kutive të votimit. “Ju lutem, zoti Ruçi paraqet këtu Ruzhdien, që është një qendër elektorale në të cilën tre komisionerë të PS-së u larguan në mëngjes dhe morën vulën dhe ikën. Tre komisionerë u porositën. Atë qendër e ka hedhur poshtë Gjykata e Apelit, e cila nuk urdhëroi përsëritje zgjedhjesh, por e rrëzoi dhe unë nuk kam bërë asnjë akuzë; problemi është te Gjykata. Së dyti në duhet të respektojmë parimin e ndarjes së pushteteve që është themeli i demokracisë. Së treti, zoti Ruçi, ju e mbyllët fjalën duke thënë se topi është në fushën time. Në fëmijërinë time, në fshatin tim, ne nuk kishim top, por unë kam pasur një kalë dhe unë kam mbetur që nga fëmijëria kavalier. Çfarë t’i bëjë unë topit mik i dashur?” - ka përfunduar me humor fjalën e tij Berisha.
Pas tij ka reaguar deputeti i PS-së, i cili e ka cilësuar Berishën një kavalier me një kalë të ngordhur, duke e cilësuar kështu situatën e vështirë në të cilën ndodhet vendi ynë.
“Dëgjova me vëmendje qëndrimin e PD-së. Unë e cilësoj këtë një fyerje dhe një provokim që i bëhet grupit të PS-së. Ndërsa ne prisnim reflektim, ju në fjalën tuaj jo vetëm që na fyet, por na provokuat. Por kjo është puna juaj. Zoti kryeministër, ju, në fjalët tuaj, përdorët justifikime të ndryshme, ne nuk erdhëm për këto, por ne erdhëm për të gjetur zgjidhjen e krizës. Ju erdhët duke na bërë koncesione, ne nuk i duam hapësirat, ne duam atë që na takon. Ne erdhëm që së bashku me ju t’i japim një shans të madh këtij institucioni. Ju thoni që jeni kavalier. Por si mund të jesh kavalier kur ngordh kali, kur vendi është në krizë politike? Ne erdhëm për kalin, jo për kavalierin. Ta mbyllim sot këtë seancë dhe të mundohemi ta zgjidhim krizën që të shërojmë kalin, jo kavalierin. Në të kundërt, opozita është e detyruar të largohet nga salla”, - është shprehur Ruçi. Pas tij Topalli ka vazhduar me rendin e ditës, duke e detyruar opozitën të braktisë sallën e Kuvendit, pa gjetur mbështetje për kërkesat e saj.
Debati
Berisha:
“Së treti, zoti Ruçi, ju e mbyllët fjalën duke thënë se topi është në fushën time. Në fëmijërinë time, në fshatin tim, ne nuk kishim top, por unë kam pasur një kalë dhe unë kam mbetur që nga fëmijëria kavalier. Çfarë t’i bëjë unë topit mik i dashur?”
Ruçi:
“Ju thoni që jeni kavalier. Por si mund të jesh kavalier kur ngordh kali, kur vendi është në krizë politike? Ne erdhëm për kalin, jo për kavalierin. Ta mbyllim sot këtë seancë dhe të mundohemi ta zgjidhim krizën që të shërojmë kalin jo kavalierin”.
26 Shkurt 2010