E Shtunë, 31 Tetor 2026

Gjenitë e sportit, nga Shumaker te Karlsen



Sportistët gjeni. Ata që triumfojnë mbi të më të mëdhenjtë, edhe pse janë në një moshë fare të vogël, kanë befasuar gjithmonë botën e sportit e kanë tërhequr vazhdimisht vëmendjen e specialistëve. Gjenitë lindin apo bëhen? A ekziston një formulë e fituesit, e cila duhet të ndiqet për të realizuar ëndrrën sportive. Shkencëtarët veçojnë gjenet e përfshira në aftësitë atletike, të përdorura për të kuptuar mekanizmat molekulare në bazë të punës. Kohët e fundit është zbuluar një mutacion gjenetik që përcakton një rritje të masës muskulore.

MAGNUS KARLSEN
Shahisti 19-vjeçar norvegjez Magnus Karlsen, është një Mjeshtër i madh dhe një nga gjenitë e këtij sporti, duke qene aktualisht numri një në botë në ranglistën e “sportit të mendjes”, siç konsidrohet loja e katrorëve bardhe e zi. Historia e tij është befasuese. Më 26 prill të vitit 2004, kur i ai ishte vetëm 13 vjeç e 148 ditë, ua bë Mjeshtër i madh, duke qenë Mjeshtri i madh i tretë më i ri në botë. Performanca e tij në turneun e “Nanjing Pearl Spring” (shtator-tetor 2009) u përshkrua si një nga më të mëdhatë në historinë e shahut, duke ia ngritur koeficientin Elo në 2801 pikë, i dyti në botë në atë kohë, kur ishte vetëm 18 vjeç. Karlsen është gjithashtu edhe kampioni botëror i “Blicit”, më i riu në histori. Në 1 janar 2010 në renditjen e re të Federatës Ndërkombëtare të Shahut, FIDE, në moshën 19 vjeç ë 32 ditë, ai u bë shahisti më i ri në historinë e shahut si numri një në botë, duke thyer rekordin e mbajtur nga Vladimir Kramnik. I lindur në Tonseberg të Norvegjisë, Karlsen mori pjesë në një turne shahu në moshën tetë vjeç, duke dalë i treti në Kampionatin Europian U-12. Në moshën 13 vjeç e 148 muaj, gjatë kampionatit “Dubai Open Chess” (2004), ai u bë lojtari i dytë më i ri në moshë që mori titullin Mjeshtër i madh, pas ukrainasit Sergej Karjakin, i cili e kishte fituar atë kur ishte 12 vjeç e 7 muaj në vitin 2002.

MIKAEL SHUMAKER
Mikael Shumaker është një tjetër kampion i lindur, një gjeni i makinave. Rekordet “made in Shumaker” e bëjnë atë “mbretin” absolut në Formula 1, ku ai mban thuajse të gjitha rekordeve në Formula 1: shtatë herë kampion (1994, 1995, 2000, 2001, 2002, 2003, 2004); 91 fitore absolute, 154 podiume, 68 “pole”, 76 xhiro të shpejta, 1369 pikë. Shumaker pilotoi një makinë garash kart kur ai ishte vetëm katër vjeç, duke qenë edhe sportisti më i ri në moshës që bënte pjesë në klubin e Kerpenit. Menaxheri i tij Vili Veber dalloi gjeninë e gjermanit, duke investuar vetëm një shumë të vogël, për të fituar më pas shuma marramëndese nga të drejtat. Tashmë, 41-vjeçari është pjesë e skuderisë Meklaren, ku kërlon të vendosë të tjera rekorde. Një rekord “origjinal i tij”. Shumaker shiti në nëntor të vitit 1999 të drejtat e tij te imazhit për pjesën para të kapeles së tij për 14.6 milionë marka gjermane (11.9 milionë dollarë). Kompania gjermane “Deutsche Vermogensberatung” pagoi këtë shumë për të vendosur një reklamë të përmasave 10 cm x 8 cm në kapelen e tij të kuqe pas fitimit të garave ose të një vendi në podiumin e fituesve, një kontratë që u zgjat më pas deri në vitin 2010.

ROXHER FEDERER
Tenisti zviceran është numri një bë botë në këtë sport, duke u konsideruar nga të gjithë si “raketa” më e mirë të gjithë kohërave. Ka mbajtur vendin e parë për 237 javë reshte, një rekord absolut në botën e tenisti. Federer ka fituar 16 Grand Sleme, më shumë se çdo sportist mashkull në botë, duke luajtur 22 finale. Shpesh është quajtur “Federer Eskpres”, duke bërë një krahasim me kompaninë amerikane të shpërndarjes “Fed Express”.
Piloti italian i motorave, Valentino Rosi, i mbiquajtur

VALENTINO ROSI
“Doktori”, është një tjetër legjendë e sportit. 30 vjeçari i lndur në Urbino është motoçiklisti më i suksesshëm i të gjithë kohërave, duke fituar 9 kampionate botërore “Grand Prix”. Sipas “Sports Illustrated”, Rosi është një nga personalitet sportive që fiton më shumë në botë, duke arkëtuar 34 milionë dollarë në vitin 2007. E filloi karrierën e tij në vitin 1996, kur ishte vetëm 13 vjeç e duke fituar kampionatin botëror me skuderinë “Aprilia” në kategorinë 125cc. Më pas fitoi kampionatin e katëgorisë 250 cc dhe atë 500cc. Rosi ka fituar “MotoGP”, kampionati më prestigjioz të motorëve në virin 2002, 2003, 2004, 2005, 2008, 2009. Rosi, ap “pula e vjetër”, është pari në renditjen e garave 500cc/MotoGp me 77 fitore, edhe i dyti me përsa u përket të gjitha kategorive me 103 gara të fituara (pas Xhakomo Agostinit me 122).

GJENET E GJENIVE
Tashmë, shkencëtarët kanë filluar të studiojnë molekulat që janë të afta të ndikojnë në aktivitetin e gjenit për të kuruar disa patologji muskulore", pohon një nga kërkuesit. Sot janë zbuluar 187 gjene të bashkuara me performancën fizike, ashtu siç tregon edhe studimi i fundit i publikuar në "Medicine and Science in Sports and Exercise", realizuar nga një grup kërkuesish nga Houston, Maryland, Kanada dhe Gjermani. Mes këtyre 187 gjeneve, kërkuesit i atribuojnë një rëndësi të madhe të ashtuquajturit "gjenit të shpejtësisë" që kodifikon një proteinë specifike për fibrat muskulore të shpejta. Këtë gjen e kanë zbuluar disa kërkues të një shoqërie australiane nga Universiteti i Sidnejt, "Genetich Technologies Limited". "Ndërtimi" shkencor i atletëve të olimpiadave plotësohet me përdorimin e mjeteve mekanike dhe elektronike për të monitoruar stërvitjen, korrigjimin e veseve, defekteve e përmirësimin e veprimeve teknike. Analizimi i hollësishëm i tyre është një mjet shumë i mirë për të ndihmuar trajnerët. "Të gjithë mund të kthehen në atletë të një niveli të lartë, por zakonisht që fëmijë duket nëse ke apo jo talent për t'u bërë i tillë. Talenti në futboll dhjetë vjeç mund të bëjnë me topin ato që bën një kampion i madh", thotë trajneri i Arsenalit.

13 VJEÇ
Trajneri i Arsenalit, një “gjahtar” i vërtetë i futbollistëve të talenuar ka pikëmpamjen e tij: “Megjithatë, nëse je kampion apo jo mund të dallohet pas moshës 13 vjeç, moshë kur maturohen edhe përbërësit bazë si: lëvizja me lehtësi, driblimi, gjuajtjet në portë dhe mbajtja e topit. Po ashtu që adoleshent vërehet nëse ke një fizik të përshtatshëm apo jo për futbollin. Por duhet pasur kujdes edhe ndaj shumë gjërave të tjera theksojnë ekspertët. "Për t'u bërë një kampion, rruga është e gjatë dhe perfeksioni arrihet pak nga pak. Duhet një teknikë e përkryer stërvitjeje, në fushë dhe në palestër. Gjithashtu duhet qëndrueshmëri, vullnet, ambicie, respekt dhe shpirt sakrifice. Janë të shumtë të rinjtë 15 apo 16-vjeçarë që kanë talent, por nuk kanë durim ta zhvillojnë atë. Por këto dy gjëra pa njëra tjetrën nuk mund të bëhen". Gjashtëdhjetë për qind e fëmijëve të vegjël, që frekuentojnë shkollën fillore janë në gjendje të kryejnë detyra të ndryshme si: të luajnë futboll, të vrapojnë, të kërcejnë etj. Para moshës 6 vjeç fëmijët nuk janë në gjendje të përballin aftësitë e tyre me ato të fëmijëve të tjerë, të paktën derisa ata të mbushin 9 vjeç, moshë e cila kupton edhe natyrën konkurruese të një sporti. Në moshën 12-vjeçare, pjesa më e madhe e tyre e kupton plotësisht detyrën e një aktiviteti të caktuar. Në këtë mënyrë ka arritur, në shkallën fizike dhe psikike, pjekurinë për të qenë pjesëmarrës në sportin e preferuar.

26 Shkurt 2010

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›