E Diel, 1 Nëntor 2026

Riberi: Franca mund te fitoje trofeun e Kupes se Botes

Super ylli i Frances, Frenk Riberi eshte nje nder lojtaret me te kerkuar ne tregun boteror te futbollisteve. Sa here vjen merkatoja behet gjithmone zhurme me emrin e tij. Francezi ka mbetur jashte finales se "Champions", por shpreson qe te triumfoje ne fund te eventit skuadra e Bajernit. Franca do te jete ne nje grup me ekipin shqiptar te futbollit, ne eliminatoret "Euro 2010". Para eliminatoreve te radhes, Riberi shpreson qe Franca, skuadra finaliste e boterorit te Gjermanise, te fitoje Kupen e Botes.

Bajerni i Mynihut eshte nje skuader per t'u mundur ne bundeslige. Si i shihni shanset e skuadres suaj ne " Champions League", per te fituar edhe kete trofe?
- Eshte e vertete se Bajerni i Mynihut eshte klubi me i madh ne Gjermani dhe per me teper, kete sezon kemi nje skuader shume te forte. Mendoj se kemi nje skuader te denje per te fituar, edhe "Champions League".

Cilin nga golat kujtoni si me te vecantin deri tani?
- Nje gol qe e kam shenuar ne cerekfinale te Kupes se Gjermanise, gjate sezonit 2007-08. Golin e shenova ne minuten e fundit dhe shenova edhe ne finale ndaj Mynih 1860, duke fituar ne fund trofeun.

Cili klub thoni se ju ka ndihmuar per t'iu bere te lumtur sot?
- Kam qene i lumtur deri tani me te gjitha ekipet qe kam luajtur dhe madje ato me kane trajtuar shume mire. Ato kane bere gjithcka kane mundur per mua, sikurse edhe une nga ana tjeter, si kur isha te Bresti, edhe te Marseja dhe ne fund, kur iu bashkova skuadres se Bajernit te Mynihut.

Cili mendoni se eshte lojtari me i mire ne bote ne keto momente, dhe cilin do te donit te kishit ne te njejten skuader?
- Ne keto momente mendoj se Lionel Mesi eshte lojtari me i mire ne bote. Do te doja te luaja edhe me Ksavin. Ai eshte nje lojtar shume i mire, i cili di te organizoje ekipin. Sigurisht ekipet me te cilat do te deshiroja te luaja nje dite jane ato me te mirat, Barcelona dhe Reali i Madridit.
Ju levizni shume ne fushe. Cili eshte roli juaj i preferuar?
- Nuk do te thosha nje gje te tille. Jam nje lojtar me deshire te madhe per te pasur liri, ne fushe dhe vecanerisht kur sulmoj. Kam nevoje per me shume liri sepse vrapoj dhe leviz shume gjate ndeshjes.
Deri ku mund te shkoje Franca, ne finalet e Kupes se Botes?
- Parashikoj se do te ecim mire dhe kjo do te ishte shume e rendesishme per ekipin tone. Paresore do te ishte qe te kalonin fazen e grupeve dhe shpresoj qe me tej te shkojme deri ne finale.

Cila eshte skuadra favorite per te fituar Kupen e Botes dhe pse?
Une shpresoj qe te fitoje France ne Afrika e jugut. Kemi nje skuader te mire, me lojtare mjaft te zote. Ka edhe ekipet te tjera, te forta dhe per momentin mendoj se Anglia dhe Spanja jane po ashtu, shume te forta.

Cfare ju pelqen nga finalet e Kupes se Botes?
Kupa e Botes eshte eventi me i madh per nje lojtar, gjate karrieres se tij. Ka mjaft ndeshje speciale, ne nje turne madheshtor. Kater vite me pare ishte nje eksperience e mrekullueshme, me ndeshje emocionuese. 2006 ishte nje vit fantastike. Ne shkuam deri ne finale, por per fat te keq jemi mundur ne fund me penallti.

Cili mund te konsiderohet lojtari me i mire qe ka pasur Franca ndonjehere dhe pse?
- Ka qene Zinedin Zidan. Ai ishte nje lojtar i madh, por gjithashtu edhe nje person i tille. Ai ishte nje lojtar tek i cili kishin besim shoket e skuadres dhe fliste shpesh gjate me ta. Kur ai kishte topin, ishte magjik ne fushe dhe mund te bente gjera te pabesueshme.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›