I nxehti afrikan përfshin edhe vendin tonë
Shenjat e një vere të nxehtë janë ndjerë thuajse gjatë gjithë javës që po lëmë pas, e cila regjistroi temperatura deri në 34 gradë celsius. Por sipas parashikimeve, temperaturat më të larta pritet të regjistrohen në fundjavë, deri në 40 gradë celsius.
Përgjatë dy muajve të ardhshëm, Shqipëria do të përfshihet nga i nxehti afrikan, që pritet të shënojë shifra mjaft të larta.
Në këtë situatë, mjekët këshillojnë që të moshuarit dhe të vegjlit të qëndrojnë në ambiente të freskëta dhe të evitohet dalja në orët e pikut, 11:00-16:00. Sipas tyre, gjatë ditëve të nxehta duhet të konsumohet sa më shumë ujë dhe lëngje.