E Shtunë, 31 Tetor 2026

Morati: Keshim vite që se shohnim Milanin në krye të Serisë A

Milano (Start)- Presidenti i Interit, Masimo Morati, ka folur sërish për Milanin. Në një intervistë për mediat italiane ai ka folur për ecurinë e kuqezinjve, duke e konsideruar pozitive paraqitjen e “armikut” të tij.

Duke folur për ndeshjen e mbrëmshme ai shton: “Ka vite që Milanin nuk e shohim në vendin e parë, ata lujtën një ndeshje të bukur dhe e meritonin fitoren”.

Gjatë intervistës së tij bosi i zikaltërve ka folur edhe për pragsfidën e Ligës së Kampioneve me Anorthosin. “Është një ndeshje mjaftë e rëndësishme, të cilën duhet ta fitojmë, për të qenë më të qetë në rrugën tonë”. Interi do të udhëtojë këtë fundjavë në Qipro, për t’u ndeshur me skuadrën e Arjan Beqajt, Anorthosis.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›