Partizani nuk gjen paqe as me debutimin e Duros
Tiranë (Start)- Humbja e Partizanit këtë fundjavë me Shkumbinin e ka përkeqësuar gjendjen në kampin e kuq. Debutimin në pankinën e Partizanit Duro e bëri në mesjavë në ndeshjen me Tepelenën për Kupën e Republikës. Të kuqtë arritën të fitonin 5-1, dhe u duk sikur e keqja kaloi.
Ndeshja me Shkumbinin nxori dhe një herë në pah gjendjen e keqe psikologjike tek të kuqtë. Ata u dorëzuan “pa kushte” përballë peqinasve. Në përfundim të ndeshjes trajneri Duro deklaroi: “E mora në një moment të vështirë, por unë besoja se do të ndryshoja diçka nga skuadra. Pata besim gjatë gjithë javës, por duke iu referuar takimit, vuajtëm në të gjitha drejtimet. Nuk bëmë dy pasime bashkë. Skuadra vuan shumë psikologjikisht dhe ende nuk e ka marrë veten”.
Këtë javë Partizani do ta ketë përsëri “pisk”, ku do të luajë me Besën në Kavajë.