E Diel, 1 Nëntor 2026

Duro: Brazilianët nuk bënin diferencën

Tiranë (Start)- Skuadra e Partizanit largon nga ekipi tre lojtarët brazilian që i mori vetëm para nëntë javësh. Roma, Bruno dhe Kastelani, janë cilësuar të padëshirueshëm për trajnerin e sapo ardhur Shpëtim Duro.

Duro ka mbetur i zhgënjyer nga paraqitja e lojtarëve, të cilët u morën me shumë zhurmë në fundin e merkatos për të mbuluar boshllëqet e eksodit tek Partizani.

Duro i ka paraqitur kërkesën presidentit Xhani, i cili ka larguar menjëherë brazilianët. Prej tyre vetëm Roma kishte nënshkruar kontratë, ndërsa Kastelani dhe Bruno ndodheshin në provë.

Dje lojtarët janë paraqitur në klub për të marrë rrogat e tyre të fundit, dhe më pas janë larguar.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›