E Shtunë, 31 Tetor 2026

Lipi mendon të lërë jashtë Del Pieron për të provuar të rinjtë

Romë (Start)- Marçelo Lipi, trajneri i kampionëve të botës, ka vendosur të mos aktivizojë për momentin Aleks del Pieron.

Tekniku i “axurrëve” ka deklaruar për mikrofonët e “Sky Sport”, se Del Piero nuk duhet të grumbullohet për ndeshjen miqësore të nëntorit: “Është duke luajtur shumë mirë, -deklaron Lipi, -por nuk mendoj ta grumbulloj. Në këtë moment preferoj të provoj lojtarë më të rinj, për të më dhënë mundësi për të ardhmen”.

Trajneri Lipi e ka patur në dispozicion Del Pieron edhe në kohën kur ishte trajner i Juventusit.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›