Morati: Largimi i Murinjos na ka habitur të gjithëve
Masimo Morati është tepër i lumtur për fitoren e Ligës së Kampioneve, të cilën nuk ka mundur ta festojë plotësisht për shkak të konfirmimit të largimit të Murinjos: “Tempizmi i Zhozesë për të na dhënë lajmin na ka habitur të gjithëve. Në bisedat që kemi bërë gjatë gjithë kohës nuk është folur kurrë për një lamtumirë dhe unë e kam marrë vesh lajmin nga gazetat... Kemi ende mundësi për ta mbajtur këtu, por besoj se atij i interesojnë sfidat e reja. Milito nuk do të largohet, Zhoze mund të ikë, Diego jo. Mihajloviç? Edhe mund të jetë zgjedhja e duhur. Ka karakter, mëson shumë shpejt dhe lojtarët e vlerësojnë. Nuk i dihet... të shohim”.