Trajneri Van Gal s’e përtyp humbjen: Interi u mbrojt
Trajneri i Bajernit të Mynihut, Luis Van Gal, mesa duket nuk e ka përtypur dot humbjen në finalen e Champions-it dhe ka vazhduar të sulmojë zikaltrit: “Ne nuk kemi qenë mjaftueshëm të zotët që të impononim lojën tonë. Momentet në të cilat u shënuan golat ishin vendimtare. Megjithatë mendoj se falë kësaj finaleje, lojtarët mësuan sesa të rëndësishme janë detajet. Ende vazhdoj të mendoj se mund të fitonim, pasi s’kishte ndonjë diferencë të madhe. Ne sulmuam, Interi u mbrojt. Por nga ana tjetër, duhet të jesh në formë shumë të mirë që t’i mposhtësh zikaltrit dhe ne nuk ishim. Në fund të fundit, mendoj se skuadra e Murinjos e ka merituar fitoren”.