E Shtunë, 31 Tetor 2026

Rinovimi, Bajerni humb Champions-in, por fiton Riberinë



Pas thashethemeve të shumta për një largim të mundshëm tek Reali i Madridit, Barcelona, çelsi apo Mançester Siti, mesfushori i Bajernit të Mynihut, Frenk Riberi, ka vendosur t’i qëndrojë besnik klubit të tij, duke rinovuar kontratën deri në vitin 2015. Pak ditë më parë drejtuesit e klubit e paralajmëruan këtë situatë, duke u shprehur optimistë për rinovimin e kontratës brenda kësaj jave. Lojtari, që erdhi nga Marseja në Bundesligë për një shifër prej 25 milionë eurosh, do të përfitojë edhe një super-rritje të pagës vjetore, nga 3.8 në 10 milionë euro në sezon. Në këtë mënyrë, Frenk Riberi bëhet kështu lojtari më i paguar në Bundesligë.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›