Morati: Milani nuk na tremb, Juven do ta shohim në fund
“Milani më ka befasuar. Luan mirë dhe kjo i kënaq tifozët, por sidomos drejtuesit. Më bëhet qejfi për trajnerin e tyre. Megjithatë, mbetemi kundërshtarë, prandaj shpresoj të mbetemi në këtë dsistancë pikësh në klasifikim. Nuk kemi frikë prej tyre”, tha Morati.
Ai foli edhe në lidhje me deklaratat e presidentit të Juventusit, Zhan Klod Blank, sipas të cilit “Zonja” është në rrugën e duhur dhe do të jetë rivali kryesor i zikaltërve në luftën për titull. “Po, është e vërtetë që po ecin mirë, por do të shohim se çfarë do të ndodhë në fund”, theksoi presidentii Interit.
Pastaj, edhe diçka mbi çështjen “Santon”. Agjenti i lojtarit deklaroi se 20-vjeçari do të qëndrojë tek Interi. Por do të kërkojë më shumë hapësira? “Nuk e ka bërë dhe nuk do ta bëjë, sepse e di që marrëdhëniet e tij janë me trajnerin, i cili po kërkon më të mirën nga ai. Të njëjtën gjë Mourinjo po bën edhe me Balotelin dhe ajo që ne e konsiderojmë si polemikë, në fakt është një përpjekje për ta bindur djaloshin të japë më të mirën, sepse kështu duhet bërë”, shtoi Masimo Morati.