Reagon me vonesë Akademia e Shkencave të Shqipërisë
Akademia e Shkencave të Shqipërisë ka reaguar zyrtarisht dje në lidhje me Enciklopedinë e botuar kohët e fundit prej Akademisë së Shkencave dhe e Arteve të Maqedonisë, në të cilën bën pjesë edhe një zë i veçantë kushtuar shqiptarëve të Maqedonisë. Sipas reagimit të ASH-së, ky zë për fat të keq përmban pasaktësi faktologjike dhe nota fyese për bashkatdhetarët tanë që jetojnë në republikën fqinje. "Akademia e Shkencave e Shqipërisë nuk u ngut për të dhënë menjëherë opinionin e saj. Kjo, për arsye se ajo donte të kishte në dorë tekstin integral të këtij zëri. Teksti na ra në dorë me vonesë", shkruhet në shënimin e Akademisë. Më tej vijohet duke thënë se përmbajtja e saj në lidhje me shqiptarët bie në kundërshtim me të vërtetën historike.
Autorët e zërit "Shqiptarët e Maqedonisë" mbrojnë pikëpamjen e hedhur në shekullin XIX, se në Maqedoni nuk kanë ekzistuar banorë shqiptarë para pushtimit osman, madje para shekullit XVI. Ata vazhdojnë të ngulin këmbë si dikur paraardhësit e tyre nacionalistët ekstremistë, se në territorin e sotëm të Maqedonisë deri në shekullin XVI ka pasur vetëm banorë sllavomaqedonas dhe se shqiptarët deri atëherë banonin vetëm nëpër malet e Shqipërisë së sotme. Ata vazhdojnë të mbrojnë pseudotezën se grupet e para shqiptare të këtyre viseve malore u dyndën në masa të vogla në Maqedoni në shekullin XVI, se shumica dërrmuese e tyre (vala e dytë) u dynd në fund të shekullin XVIII; pastaj në mesin e shekullit XIX (vala e tretë); më tej në fillim të shekullit XX (vala e katërt) dhe më në fund nga shqiptarët e Kosovës pas Luftës së Dytë Botërore. "Ne e kuptojmë se çdo historian ka të drejtë të shfaqë pikëpamjet e veta, por pasaktësitë faktologjike dhe aq më tepër absurditete nuk u lejohen anëtarëve të Akademisë së Shkencave. Nuk u lejohet aq më tepër kur kemi të bëjmë me popujt fqinj dhe me çështje të ndjeshme, të cilat kur janë dhe hamendësime fyese lëndojnë njëri-tjetrin, prishin harmoninë midis tyre, madje kthehen në provokacione, të cilat sjellin nganjëherë pasoja të paparashikuara", theksohet duke shtuar se ritrajtimi i temës së historikut të shqiptarëve në hapësirat e tyre, të cilat sot përfshihen në shtetin maqedonas, duhen trajtuar në përputhje me dëshmitë historike të njohura botërisht.