Morati: Në Kiev si në kampionat
Numri një i italianëve ka vlerësuar fitoren e djeshme kundër Livornos. Sipas tij, skuadra luajti mirë, me qetësinë dhe maturinë e duhur. Pas tripikëshit të radhës në Serinë A, Morati kërkon të njëjtën gjë edhe në Ligën e Kampionë ve.
“Shpresojmë që skuadra të shprehë të njëjtat vlera edhe në ndeshjen e Kievit”, nënvizoi presidenti zikaltër, i bindur se fitorja e djeshme në fushën e Livornos është një mënyrë e mirë për të përgatitur ndeshjen në arenën europiane.
“Kemi lënë edhe një pjesë të lojtarëve pushim dhe kjo mund të ndikojë pozitivisht edhe në aspektin psikologjik”, theksoi ai. Sipas Moratit, shtatë pikët që Interi ka në kampionat ndaj Juventusit, janë diçka pozitive për të avancuar në Serinë A.