Dinamo Kiev-Inter me stadium bosh?
Propozimi konkret vjen nga kryetari i bashkisë së Kievit, Leonid Cernovietski. “Duhet të marrim masa që t’i bëjmë thirrje njerëzve për të mos ardhur në stadium”, tha ndër të tjera kryebashkiaku i Kievit, gjatë një mbledhjeje të jashtëzakonshme të komisionit special për përballimin e virusit.
Sipas Cernovietskit, njerëzit fare mirë mund ta shohin ndeshjen që nga shtëpitë e tyre në televizor, duke shmangur në këtë mënyrë rrezikun e tepërt që mund të vijë si pasojë e frekuentimit të mjediseve me shumë njerëz. Por sipas drejtuesve të Dinamos, janë shitur pothuajse 90% e biletave që ishin vënë në dispozicion për këtë ndeshje.