Amauri mohon krizën e Juves: Nuk kemi humbur asgjë
Bardhezinjtë nuk kanë kohë të mendojnë për ndeshjen e humbur, pasi në prag është përballja me Makabi Haifan në Ligën e Kampionëve, të cilën “Zonja” e mundi (jo pa vështirësi) para dy javësh në “Olimpiko” të Torinos. Skuadra e Ferrarës do të kërkojë patjetër tri pikët në Izrael, për të siguruar kualifikimin.
“Është një ndeshje thelbësore për ecurinë tonë në Europë – u shpreh Amauri para nisjes për në Izrael -. Na vjen keq për humbjen përballë Napolit, sidomos sepse na e përmbysën rezultatin. Sidoqoftë, nuk kemi humbur shumë, duhet të rifitojmë terren”.
Në fund braziliani i rikthehet daljes me karton të kuq në ndeshjen e të shtunës: “Më vjen keq që nuk do të luaj një ndeshje, sepse në të vërtetë nuk kam bërë asgjë ”.