Leo-Ronaldinjo show: Do të jetë një ndeshje e madhe
Ata kanë shkëmbyer batuta dhe kundërbatuta për njëri-tjetrin, për të çtensionuar mjedisin kuqezi në prag të përballjes së nesërme në “San Siro” kundër Realit, e vlefshme për Ligën e Kampionëve. Sipas trajnerit brazilian, Ronaldinjo duhet të përfshihet në listën e dhjetë lojtarëve më të mirë të të gjitha kohërave.
Në lidhje me ndeshjen e nesërme, Leonardo tha se do të jetë një ndeshje e denjë për emrin e ekipeve që vihen përballë dhe ka besim se skuadra që ai drejton do të tregojë vlerat më të mira. “Rezultatet nuk kanë munguar dhe atmosfera është pozitive”, nënvizoi trajneri kuqezi.
Nga ana tjetër, Ronaldinjo e di se ekipi pret më shumë prej tij: “Tani po jap më tepër asist, por dua edhe të shënoj. Për momentin kjo nuk po ndodh, megjithatë, jam i kënaqur që i ndihmoj shokët të shënojnë. Jam duke e arritur formën optimale”.