Morati entuziast: Ishte një ndeshje e madhe
“Ishte tamam një Inter i çmendur”. Kështu e komentoi triumfin e skuadrës që drejton, Masimo Morati në takimin e mbrëmjes së djeshme kundër Palermos. I kënaqur, presidenti zikaltër pa në stadium spektakël dhe gola: “Në pjesën e parë mund të kishim shënuar dhjetë gola, ishin 45 minuta fantastike, me shumë raste për të shënuar”. Dhe më pas ngre në qiell Mario Balotelin: “Ai zhvilloi një lojë të mrekullueshme, duke treguar vlerat e tij më të mira. Ka diçka nga ai në katër golat e parë të Interit”.
Më pas Morati shtoi: “Ndonjëherë, katër gola mund të mos mjaftojnë. Ne ishim shumë të shpërqendruar dhe të pasigurtë në 20 minutat ku pësuan tre golat. Por kjo ishte meritë edhe e Palermos dhe ata na mësuan që në futboll nuk mund të jesh kurrë i qetë”.
Numri një i shoqërisë zikaltër theksoi se në pjesën e parë u argëtua më shumë se në të dytën, megjithëse në përgjithësi ishte një ndeshje shumë e bukur. “Skuadra – nënvizoi ai – tregoi se ka një forcë të jashtëzakonshme. Pas pësimit të golit të tretë e morëm ndeshjen nën kontroll dhe kjo është e rëndësishme. Gjithashtu, rifituam Militon dhe Tiago Motën. Me pak fjalë, gjithçka shkoi mirë”.