E Shtunë, 31 Tetor 2026

Real-Mançini, ndoshta mund të bëhet

Spanjollët duhet të ndryshojnë pas rezultateve negative të ndeshjeve të fundit (sidomos pas humbjes historike 4-0 kundër Alkorkon). Prandaj emri i ish-trajnerit të interit, Roberto Mançini, po lakohet gjithnjë e më shumë.

Pelegrini ka në dispozicion dy prova “zjarri” për t’u rikonfirmuar në krye të skuadrës. Një fitore përballë Getafes në kampionat dhe Milanit në Ligën e Kampionëve do të risillnin qetësinë e munguar për trajnerin kilian.

Vetë Mançini ka qenë shumë i paqartë në deklaratat e tij: “Të shohim se ç’do të ndodhë”. Për italianin do të ishte një sfidë e vërtetë drejtimi i një skuadre të mbushur plot me yje dhe dhënia e ideve të përcaktuara mirë për mënyrën e të luajturit.

                                                                                             

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›