Klose preferon Lazion

Nga Express më 22 dhjetor 2010 në ora 17:12
Pas disa vitesh të suksesshme me Bayern Munchen, për Miroslav Klose ka arritur koha për ta ndërruar mjedisin.
“E di se gjithsesi në fund të sezonit do të largohem nga Bayern”, u shpreh përfaqësuesi gjerman.
Mirëpo, largimi i tij mund të ndodhë edhe më shpejt. Kontrata e tij skadon në qershor të vitit 2011 dhe afati kalimtar i janarit mund të jetë mundësia e fundit e bavarezëve që të fitojnë ndonjë para me shitjen e 33 vjeçarit.
Me 3,5-4 milionë euro, Lazio do të mund t’i siguronte shërbimet e futbollistit.
“Jam duke e ndjekur Lazion, e cila po luan mjaft mirë. Ndër të tjera, Roma është një qytet i bukur dhe nuk e fsheh dëshirën që të luaj atje”, tha Klose.