Benitez nuk lëviz nga Interi

Nga Express më 22 dhjetor 2010 në ora 17:17
Presidenti i Interit, Massimo Moratti, pas takimit që pati të martën mbrëma me zyrtarët tjerë të klubit, ka vendosur që të mos e shkarkojë trajnerin Rafael Benitez nga posti i tij siç flitej në mediat italiane.
“Benitez është ende trajner i yni. Kam dëgjuar dhe kam lexuar për kontakte me trajnerë të tjerë, por klubi ynë nuk ka vendosur kontakte me asnjë trajner tjetër, derisa të sqarohet situata”, u shpreh Moratti në një intervistë për Gazzetta dello Sport.