Balotelli: Vetëm Messi është më i mirë se unë

Nga Express më 22 dhjetor 2010 në ora 16:55
Për Mario Balotellin, i vetmi futbollist më i mirë se ai në të gjithë botën është Lionel Messi. Kështu ka thënë sulmuesi italian për të përditshmen Daily Mirror. “Dëshiroj të jem futbollisti më i mirë në botë. Është një gjë normale të kesh ambicie. Do të jap gjithçka, sepse dua të bëhem më i miri. Ky është objektivi im dhe jam i vendosur që ta arrij”,tha futbollisti i Manchester Cityt, ku u transferua gjatë verës që shkoi nga Inter.