E Shtunë, 31 Tetor 2026

Morati paralajmëron Interin: Duhet të shënoni gola!

Presidenti zikaltër kritikon skuadrën, por Mourinjo mohon krizën: Do ta kalojmë 100% turin

"Mediet kanë raportuar shkëmbimin e batutave të zhvilluara të martën midis Mourinjos dhe një prej gazetarëve që ishte prezent në konferencën për shtyp. Gjithsesi, disa organe të shtypit kanë publikuar deklaratat e bëra në atë moment, duke u dhënë atyre një karakter vërtetësie, që nuk ka lidhje me realitetin. F.C. Internacionale dhe Hoze Mourinjo duan të saktësojnë se deklaratat e bëra nuk kanë asnjë lidhje me kontratën e punës të lidhur midis trajnerit dhe klubit, në të cilën, flitet për shifra më inferiore."

MORATI I ACARUAR -Me këtë deklaratë, të publikuar në saitin zyrtar të klubit zikaltër, Interi ka dashur të saktësojë se Mourinjo nuk merr 11 milionë euro në vit ("14 bashkë me sponsorët", ka shtuar tekniku). E gjithë kjo ka ardhur pas një sqarimi midis Moratit dhe teknikut portugez. Presidenti ka sqaruar se "Mourinjo i ka përmendur ato shifra me një pamje aq serioze, sa i ka bërë të dyshojnë të gjithë. Fatmirësisht, u kuptua se ishte thjesht një batutë, por në këtë moment disa batuta nuk shkojnë, kështu që është më mirë të gjenden të tjera. Nuk e tha për t'i bërë keq ndokujt, edhe pse nuk ka tingëlluar shumë mirë". Përveç disa ekzaminimeve taktike ("Disa vështirësi nuk varen nga moduli i lojës, por nga ngadalësia që vjen nga mekanizma që nuk janë asimiluar mirë. Mourinjo do të dijë ç'të bëjë"), një paralajmërim për trajnerin: "Eshtë e rëndësishme që të mos përfshihet në polemika, sepse, përndryshe, ato mund të jenë pa mbarim". Interi shënon pak, por për momentin presidentit Morati i pëlqen skuadra edhe kështu: "Pa dyshim që krijojmë mijëra raste për gol. Skuadra luan dhe më duket e mirë. Me Verder Bremenin na mungon fitorja dhe na mungon akoma ajo gjë që u duhet lojtarëve për të ndjekur lojën e Mourinjos dhe trajnerit për të imponuar lojën e tij. Jemi të gjithë të padurueshëm, por duhet pak kohë."Dhe në fund Morati konfirmon besimin absolut te Mourinjo pas batutës (që nuk i doli mirë) mbi rrogën: "Më duket se Hozeja ka një marrëdhënie shumë të mirë me shtypin, sepse ka respekt të madh për gazetarët italianë. Mua Mourinjo më pëlqen kështu. Ndërhyra vetëm për të sqaruar se një gjë e tillë nuk ishte e vërtetë, por në realitet ishte një batutë. Kam stimul të madh për Hozenë si njeri dhe trajner."

KRIZA - Kemi luajtur mirë aq sa duhet, për ta mundur Verderin, - ka shpjeguar Mourinjo. - Rezultati nuk na kënaq, por jemi në krye të grupit dhe, nëse do të marrim katër pikë kundër Anorthosis, më pas do të na duhet të mundim Panathinaikosin, për të siguruar kualifikimin. Madje, mund t'ju siguroj në 100% se do të kalojmë në turin e dytë. Kemi pasur që në filllim një rast të pastër me Adrianon dhe jemi përgjigjur si një ekip i fortë, që ka besim te forcat e veta, dhe jo se është i shqetësuar. Por, për fat të keq, kanë rëndësi golat, dhe jo rastet." Tredhëmbëshi e kalon klasën, por jo pa kritika. "Kritika lojtarëve? Nuk flas kurrë me ta, pas përfundimit të takimit. Në pjesën e parë, tre sulmuesit kanë luajtur mirë, me dinamizëm të madh, por Adriano nuk është akoma në gjendje të mbajë të njëjtin ritëm për 90 minuta, ndaj e zëvendësova me Kruzin. Me hyrjen e Kuarezmës dhe spostimin në krah të djathtë të Balotelit, e kemi rritur nivelin e lojës. Nëse e analizoj ndeshjen, shoh disa gabime tonat, kur kemi krijuar 6-7 raste të pastra për të shënuar. Nuk jemi në krizë, ka qenë vetëm një javë e veçantë."

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›