Sa afër dhe sa larg
“Tiranë-Mynih, sa afër dhe sa larg”. Ishte ky seminari që po organizohet në Gjermani, mes studentëve dhe pedagogëve shqiptarë të Akademisë së Arteve (Fakulteti I Arteve Pamore) dhe atyre të Akademisë së Arteve të Mynihut. Qëllimi është shkëmbimi i përvojave dhe perceptimeve të të rinjve mbi mënyrën e edukimit artistik në sistemin arsimor dhe zbërthimin e procesit të përfshirjes në Kartën e Bolonjës. Ky seminar, shoqërohet edhe me një ekspozitë në galerinë “Lothringer13-City” në Mynih, ku është angazhuar si kuratore, një prej ish-studenteve të AA-së, Adela Demetja. Stafi i pedagogëve shqiptarë prezantohej nga Edi Hila e Zef Paci, ndërsa studentët nga Alber Brahaj, Redi Greva, Silvana Xhafa, Ticiana Dine, Luçjan Bedeni