Morati, "shigjeta" Milanit: Prej kohësh nuk i përjetonin këto emocione
Presidenti i Interit, Masimo Morati, ka "shigjetuar" rivalët e Milanit, pasi këta të fundit morën kreun në kampionatin italian. Kuqezinjtë nuk renditeshin të parët në Serinë A që prej vitit 2004 dhe patroni zikaltër shfrytëzon rastin për të ironizuar me zhgënjimet e milanistëve në këto katër vitet e fundit. "Milani është anti-Interi në garën për titull? E prisja që të bënin gjëra të mira në këtë sezon dhe kjo është konfirmuar me paraqitjet në ndeshjet e fundit që kanë luajtur", tha Morati. "Megjithatë, nuk e kisha menduar kurrë se kishin kaluar kaq shumë kohë nga hera e fundit që Milani ka kryesuar kampionatin. Kishin vite që nuk përjetonin emocionet e të qenit në vendin e parë". Drejtuesi më i lartë i kampionëve në fuqi në Serinë A ka folur edhe rreth momentit të vështirë që skuadra ka përjetuar në ndeshjet e fundit. Fitorja me shumë vuajtje përballë Rexhinës ngriti hije dyshimi për formën e të besuarve të Murinjos. "Interi më bën të vuaj? Gjithmonë kështu ka qenë, edhe në të kaluarën, megjithatë jam në gjendje t‘i përballoj këto situata", tha Morati. Më tej ai foli edhe për çështjen "Adriano", pasi lojtari u la jashtë skuadrës edhe për sfidën me Anorthosis: "Gjëra që ndodhin kur ke një trajner shumë strikt dhe nuk mendoj se marrëdhënia mes tyre është prishur". Rreth fjalëve të njëshit zikaltër reagoi zëvendëspresidenti i Milanit, Galiani: "Unë do t‘i kaloja në plan të dytë emocionet... kombëtare apo ndërkombëtare. Objektivi ynë është që të qëndrojmë në krye të kampionatit".
Adriano - Problemet e sulmuesit kanë shqetësuar edhe trajnerin e Kombëtares braziliane. Gjatë kësaj jave, Karlos Dunga do të vizitojë ambientet stërvitore të Interit, në mënyrë që të flasë personalisht me Adrianon. Lojtari është ndëshkuar nga Hoze Murinjo sepse ka thyer rregullat, duke u argëtuar nëpër klubet e natës në Milano dhe nuk do të udhëtojë me ekipin në Qipro. Situata e krijuar ka shqetësuar mbi të gjithë Dungën, i cili e konsideron Adrianon si një pikë mjaft të fortë të Kombëtares. "Do të vëzhgoj lojtarët gjatë seancave stërvitore dhe do të flas me ata që janë lirë. Gjithashtu do të falënderoj edhe klubet që i lejojnë të aktivizohen në ndeshjet me Brazilin", tha Dunga për "Tuttosport". Ndër të tjera, tekniku "seleçao" pritet të diskutojë edhe me Murinjon për të gjetur mënyrën që sulmuesi të rikthehet në aksionet dhe të gjejë formën më të mirë.