Moratinos: Ballkani Perëndimor prioritet i lartë për BE
SARAJEVë- Miguel Angel Moratinos, ministër i jashtëm i Spanjës, vend ky që kryeson presidencën e radhës së Bashkimit Evropian, tha sot se “Ballkani Perëndimor dhe Bosnja janë lartë në listën e prioriteteve të BE-së”. Ai këto komente i bëri pas takimit me ministrin e jashtëm të Bosnjës, Sven Alkalaj, në Sarajevë.
Zoti Morations përkujtoi se në qershor në Sarajevë, me nismën e Spanjës, do të mbahet samiti Bashkimi Evropian – Ballkani Perëndimor, cili cili, sipas tij, do të ketë rëndësi historike dhe do të jetë rast për Bosnjë Hercegovinën, që të tregoj përcaktimin e saj për ardhmëri evropiane.
Përfaqësuesi i lartë ndërkombëtar në Bosnjë, Valentin Incko, tha se “situata në këtë vend është shqetësuese dhe zgjedhjet e tetorit janë rast për kthimin e kësaj gjendjeje”. Ai këto komente i bëri pas takimit me zotin Moratinos dhe me zëvendës sekretarin amerikan të shtetit, Xhejms Steinberg, që aktualisht gjendet në Sarajevë.
(m.a/BalkanWeb)