Mediat amerikane: Meico mbështetje terroristëve
MAJEMI- Mediat amerikane i rikthehen cështjes së Efraim Diverolit, trafikantit të armëve nga Shqipëria në Afganistan. Fakti i ri i publikuar në New Times, me seli në Majemi, është se kreu o MEICO-s Ylli Pinari i kontraktuari i Diverolit në Shqipëri i ka shitur raketa grupit Hezbollah në Libanin e Jugut. Sipas të dhënave që ka disponuar kjo gazetë nga burimet shqiptare thuhet se Pinari i ka shirut raketa tokë-ajër Hezbollahut në kohën kur ai kishte lidhur kontratë me Diverolin. Nuk është e qartë nëse marrëveshja ka ndodhur, pra raketat kanë mbërrtiur në duart e Hezbollahut , por gazeta amerikane thotë se në rast se kjo ka ndodhur atëherë trafiku i amrëve të Diverolit, që deri tani është konsideruar një aferë e paligjshme që shkelte rregullat amerikane, merr përmasa të tjera.
Diveroli dhe kompania që kishte kontratë me të në Shqipëri, e drejtuar nga Ylli Pinari tashmë akuzohen për mbështetje të terrorizmit. Gazeta New Times thotë se këto armatime për Hezbollahun , të cilat nuk disponoheshin nga kompania, janë blerë nga Ukraina dhe më pas janë shitur për Hezbollahun. Pinari në emër të qeverisë shqiptare ka kërkuar të blejë dhe nga vende si Koreja e Veriut dhe Irani raketa me rreze veprimi 3500 metra me vlerë 4 milionë dollarë , por sipas gazetës ai nuk ka mundur kurrë ti blejë këto armatime.
Një tjetër akuzë është se agjencia MEICO e Pinarit ka bashkëpunuar me një firmë izraelite për të bërë kontrabandë armësh dhe për rebelët kongolezë gjatë gjenocidit në atë vend.
Në artikullin e New Times thuhet se Shqipëria është vend i NATO-s dhe pakti i kësaj tregtie armësh për Hezbollahun normalisht nuk mund të duartrokitet.
Ylli Pinari akuzohet për vrasje masive dhe mjaft krime të tjera lidhur me ngjarjen e rëndë rë Gërdecit ku 26 persona mbetën të vrarë dhe dënimi ndaj tij nga autoritetët shqiptare ende nuk është marrë.
(e.n/News24/BalkanWeb)